Britani

“Albanian Green Energy Forum”, bashkëpunimi i radhës Shqipëri-Britani

Dhoma Shqiptaro-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, ambasada e RSH në Londër, me mbështetjen e Lord Watson of Richmond CBE, si dhe të një sërë kompanish prestigjioze britanike në Mbretërinë e Bashkuar, organizuan “Albanian Green Energy Forum”. Ndër panelistët kryesorë ishte z.Gëzim Musabelliu–Zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësues analistë të kompanive eksperte në fushën e energjetikës, të studiove të ndryshme ligjore, që operojnë si në Shqipëri, ashtu edhe në MB, por jo vetëm.

Agimi polar në Britanine e Madhe, qytetet ndriçohen nga mijëra ngjyra

Qielli që ngjyroset me ngjyra jeshile dhe vjollcë. Në orët e fundit përdoruesit britanik të Twitterit kanë publikuar foto të agimit polar. Fenomeni i mrekullueshëm atmosferik, që ndodh më shumë në vendet skandinave dhe shumë rrallë në Britaninë e Madhe, është manifestuar mbrëmë ne Skoci, Galles dhe Angli. Të shumta kanë qenë ngjyrat dhe dritat që kanë ndriçuar brigjet, urat dhe statujat e të gjithë vendit.

Angli, alarm për një re toksike me origjinë të panjohur

Alarm në Britani të Madhe për një re toksike me origjinë të papërcaktuar në Sussex, në jug të vendit. Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të shkojnë në plazhe dhe të mbyllin dritaret. Rreeth 50 persona janë ankuar për irritim të syve dhe djegie të fytit në qytezën Birling Gap, pranë Eastbourne. Sipas policisë nvendore, mjergulla e resë së dyshimtë, “duket se është shkaktuar nga një mjergull e ardhur nga deti”, por pa dhënë detaje për shkakun e vërtetë.

Automjetet me benzinë deri në vitin 2030?! Makinat elektrike pritet të ulin kërkesën për benzinë. Kur pritet të ndalohet shitja?

Kërkesat botërore për benzinë mund të arrijnë maksimumin edhe për 13 vite, kjo falë ndikimit që do të kenë makinat elektrike me motorët efikasë. Kështu parashikojnë ekspertët e energjisë, të cilët pohojnë se kërkesat pritet të ulen ndjeshëm pas vitit 2025. Të dhënat janë bërë publike nga “Wood Mackenzie”, kompania e hulumtimit për çështjet e energjisë, me bazë në Britani të Madhe, ku më tej shkruhet: “Kërkesa botërore për benzinë do të arrijë maksimumin në 13 vite, falë ndikimit të makinave elektrike dhe motorëve më efikasë.

Automjetet me benzinë dhe naftë drejt fundit të tyre

Prej vitit 2040 në Britaninë e Madhe dhe në Francë do të lejohen të qarkullojnë vetëm makina elektrike. Gjermania pritet të pasojë. "Brenda një afati të shkurtër duhet të marrë fund teknologjia e motorëve me djegie të brendshme", tha eksperti për transportin i CDU-së Oliver Wittke për Deutschlandfunk. Wittke ju referua planeve të Britanisë së Madhe që duke filluar nga viti 2040 të ndalojë shitjen e automjeteve me naftë dhe benzinë. Shkatërrimi i mjedisit është shumë i lartë, tha për BBC-në ministri i Mjedisit Michael Gove."

Bima më e çuditshme në Britani me prezencë fantazme

Ajo shfaqet dhe zhduket përsëri, madje edhe është deklaruar e zhdukur dhe sërish, si një fantazëm e mirë, u rishfaq. E shikon, është aty dhe më pas nuk është më. Kaluan dekada, dhe njerëzit kërkonin nëpër pyje, me sytë në tokë, duke kërkuar për këtë lule, duke humbur shpresat, dhe ja krejt papritur ajo shfaqet përsëri! Në një zonë krejtësisht të pamenduar, shumë larg syrit të njeriut, e fshehur në errësirë, e gjatë sa gishti i madh i dorës, pa gjethe, shfaqet lulja më e rrallë në Britaninë e Madhe. Është e njohur si orkidea fantazmë, dhe kur ajo shfaqet, njerëzit marrosen.

Brexit: Grupet e gjelbra apel për ruajtjen e standardeve mjedisore

Grupet mjedisore kanë nxitur kryeministren britanike për të shmangur zbutjen e legjislacionit mbi ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e botës së egër pas Brexit. Letra, e nënshkruar nga WWF, Greenpeace dhe të tjerë, thotë se nevojitet një veprim për të ndaluar degradimin e vazhdueshëm mjedisor. Qeveria britanike ka thënë më parë se do ta linte mjedisin në një gjendje më të mirë për brezat e ardhshëm. Por letra paraqet shqetësime se Brexit mund t’i detyrojë ministrat të shkelin premtimet e tyre.

Britani: Gjykata e Lartë urdhëron Qeverinë të shpjegojë vonesën e publikimit të planit për ajër të pastër

Qeveria britanike është urdhëruar nga Gjykata e Lartë të shpjegojë kërkesën e saj të fundit për të vonuar publikimin e planit të ajrit të pastër. Politikanët dhe grupet mjedisore janë ankuar që ministrat janë “duke u fshehur pas zgjedhjeve”, pas deklaratës së tyre se nuk mund të publikonin propozimet, për shkak të periudhës parazgjedhore. Gjykata e Lartë tha të martën se ishte caktuar një seancë e re ditën e së enjtes, ku ministrat do t’ju duhet të mbrojnë kërkesën e tyre. James Thornton, drejtori ekzekutiv i avokatëve mjedisorë ClientEarth, të cilët fillimisht ngritën çështjen kundër qeverisë, thanë se do të prezantonin përgjigjen e tyre në seancën dëgjimore të enjten.

Britania hap rrjetin elektrik për bateritë – Kërkon të kursejë 52 miliardë dollarë

Qeveria britanike ka bërë publike planet për të ndihmuar konsumatorët dhe industrinë të kursejnë deri në 40 miliardë paund nga faturat e tyre duke e hapur rrjetin e energjisë ndaj mjeteve të ruajtjes me bateri, duke stimuluar centralet energjetike me ndotje të ulët. Departament për Biznesin, Energjinë dhe Strategjinë Industriale ka shpallur planet për të investuar 246 milionë paund në kërkim për teknologji baterish. Pjesë e planit janë edhe disa amendime në ligje, të cilat do të përcaktonin ruajtjen e energjisë dhe do t’i lejonin investitorët të mbështesnin projekte të tilla.

Britania teston rrugë më të lira dhe jetëgjata të ndërtuara me plastikë të ricikluar

Rreth 24.8 milionë kilometra rrugë kalojnë nëpër sipërfaqen e Tokës. Dhe qindra milionë fuçi nafte përdoren për këtë zhvillim. Inxhinier Toby McCartney gjeti një zgjidhje për problemin e shpërdorimit të burimeve natyrore dhe ndotjes plastike në rritje. Kompania e tij, MacRebur me bazë në Skoci, krijon rrugë që janë deri në 60 përqind më të forta se sa rrugët e rregullta të asfaltuara dhe zgjasin rreth 10 herë më shumë – dhe, ato janë ndërtuar me plastikë të ricikluar. Rrugët tona të qyteteve kërkojnë shumë mirëmbajtje me kalimin e kohës duke qenë se moti i degradon ato dhe shkakton hapjen e gropave natyrore. Ndërkohë gjenden rreth pesë trilionë pjesë plastike në oqeane.

Britanikët ‘hedhin në kosh’ 19 miliardë paund në vit

Bëhet fjalë për mbi 12 milionë tonë ushqim çdo vit që përfundon në kazanin e plehrave dhe që në 75% të rasteve bëhet fjalë për “refuzim të pajustifikuar” për të përdorur produktet ushqimore’, kështu referfon program hulumtuesi ‘Ërap’. Përgjithësish, një në pesë britanikë i hedhin ushqimet e blera në dyqane që është e barabartë me “gjashtë vakte të plota” në javë dhe si rezultat i kësaj, ata blejnë më shumë ushqim se sa kanë nevojë, 30 apo edhe 50%, që prishen në frigorifer ose në një raft në kuzhinë, dhe që më pas përfundojnë në kosh. Përvec kësaj një tjetër arsye indirekte është data e skadimit, shtypur në paketim.

Dimër i ashpër në Britani, priten stuhi e përmbytje në veri të vendit

Britania do të përballet me përmbytje dhe erëra të forta. Stuhi të fuqishme pritet të godasin vendin në muajt në vazhdim. Sipas mediave britanike veriu i vendit do të jetë më i rrezikuar nga dimri i ashpër që parashikohet. Meteorologët paralajmërojnë se periudha kur moti i keq do të jetë më i dukshëm janë muajt e dimrit, dhjetori dhe shkurti. Meteorologët britanikë kanë frikë se edhe këtë vit do të përsëritet stuhia që goditi ishullin përgjatë Krishtlindjeve të vitit 2013. Mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shumë të tjerë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre pas stuhive në jug të vendit.

E vetmja pandë femër në Britaninë e Madhe, është shtatzënë

Tian Tian, panda e vetme femër e cila gjendet në kopshtin zoologjik të Edinurgut në Britaninë e Madhe, besohet se është shtatzënë. Raportohet se ajo do të lindë shpejt, shkruan Daily Mail. Një zëdhënës i këtij kopshti zoologjik, ka thënë se është e vështirë të parashikohet saktësisht lindja e një pande, megjithatë kjo mund të zgjasë deri në fund të shtatorit. Tian Tian është nën mbikëqyrje të ekipit të ekspertëve dhe po bëjnë të pamundurën që kjo pandë gjigante të jetë mirë me shëndet.

Fenomeni i pazakontë, dielli bëhet i kuq në Britani

Dielli u bë i kuq dhe qielli u ngjyros me nuanca të pazakonta të hënën mbi Britaninë e Madhe, për shkak të rërës së ardhur nga Saharaja dhe tymit të shkaktuar nga zjarre në jug të europës, që filtruan gjatësi të caktuara vale të dritës së diellit. I zbutur nga uragan në stuhi, Ofelia shkaktoi 3 viktima te dielën në Irlande, ku ishte stuhia më e rendë në gjysmë shekulli, e tani i është drejtuar Skocisë. Por në Londër e në juglindje të Anglisë erërat ishin të moderuara. Ato që nxitën reagimet në rrjetet sociale ishin qielli i verdhë dhe dielli i kuq.

Fotot tragjike, balenat e ngordhura në plazhin e Britanisë së Madhe

Fotot tragjike tregojnë 3 balena të ngordhura në një plazh të Britanisë së Madhe, vetëm disa orë pasi një tjetër ngordhi kur u kap me litar. Balenat janë gjetur në gjirin Lincolndshire këtë mëngjes kur njëra prej tyre bëri një gabim fatal duke notuar në ujrat e cekët të Hunstanton në Norfolk. Baza e Skegness e Institucionit Kombëtar Mbretëror të Varkave të Shpëtimit RNLI, e postoi në Twitter foton e balenës së lidhur me një litar 6.30am në bregun e detit. Duke diskutuar për krijesat gjigande të gjetura në qytetin bregdetar, anëtari i ekuipazhit, Adam Holmes tha:

Fruta perime për Mbretëreshën dhe britanikët – Sa mundësi ka Shqipëria?

Britania e Madhe do të përballet me vështirësi të rënda ushqimore dhe shëndetësore nëse qeveria e saj nuk arrin të lidhë Marrëveshjen e Brexit me Bashkimi Europian Autoritetet e Brukselit dhe të Londrës nuk kanë asnjë pozicion të përbashkët dhe po shkojnë drejt ndarjes radikale mes tyre. Ndarja e fortë do të vendosë tarifa të larta për mallrat e BE-së drejt Britanisë, por ofron mundësi të arta eksportesh nga vendet ende jo anëtare të plota si Shqipëria. Divorci drastik mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian do të dëmtojë fort ushqimin dhe shëndetin e ishullorëve.

Konvertimi i mbetjeve në energji elektrike – Brenda 12 orëve pastrimi i plotë nga enzimat

Mbretëria e Bashkuar së shpejti mund të ketë dritë nga energjia që vjen nga mbetjet. Një kompani energjetike daneze po punon në makinat e reja të cilat ndajnë plehrat shtëpiake nga riciklimi, ndërkohë që shkatërrojnë materialet organike si ushqim për të krijuar energji nga biogazi i prodhuar nga ky proces. Dong Energy A/S që drejton qindra turbina me erë në Detin e Veriut thotë se termocentrali i saj 30 kilometra jashtë Mançesterit është një nga të parët që përdor enzimat në një rrymë të tërë mbetjesh dhe pastaj e kombinon atë me teknologjinë e klasifikimit të riciklimit.

Më shumë se ¼ e zogjve në Britani po përballet me rrezikun e zhdukjes

Më shumë se ¼ e zogjve në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shpendin detar, bilbilin dhe kojlikun e madh, kërkojnë përpjekje urgjente për t’i ruajtur dhe për të siguruar mbijetesën e tyre, sipas studimit më të ri për zogjtë në Mbretërinë e Bashkuar. Që prej studimit të fundit të vitit 2009, rreth 15 specie të zogjve i janë shtuar “listës së kuqe”, një kategori e cila tregon specie që janë në rrezik zhdukjeje ose janë duke përjetuar rënie në numrin e popullatës gjatë viteve të fundit. Numri i përgjithshëm i specieve në listën e kuqe është tashmë 67 nga një numër i përgjithshëm prej 247.

Mësime nga historia mbi efektet e ndotjes së ajrit

Në epokën e hershme industriale, Britania ishte e famshme për fabrikat e saj satanike. Dhe revolucioni industrial, i cili bëri shumë për të rritur të ardhurat dhe pasurinë, varej pothuajse tërësisht nga një burim i karburantit: qymyri. Qymyri furnizonte shtëpitë dhe motorët me avull me qymyr u kthyen në rrotat e industrisë dhe transportit. Në Britani, shkarkimet e tymit të zi ishin deri në 50 herë më të larta në dekadat e mëparshme sesa sot. Smogu i madh i Londrës i vitit 1952, që nxiti politikëbërësit të vepronin, vranë 4,000 njerëz brenda hapësirës kohore të një jave.Por edhe kjo nuk ishte aq dramatike sa ç’ishte më parë.

Mijëra fëmijë britanikë të ekspozuar ndaj niveleve të jashtëligjshme të ndotjes së ajrit

Qindra mijëra fëmijë janë duke u ekspozuar ndaj niveleve të jashtëligjshme të ndotjes së dëmshme të ajrit nga automjetet që përdorin naftë në shkolla dhe çerdhe përgjatë Anglisë dhe Uellsit, ka zbuluar një hetim i përbashkët nga gazeta “Guardian” dhe njësisë investigative të Greenpeace. Analiza e të dhënave më të fundit të qeverisë zbulon se nivelet e rrezikshme të dioksidit të azotit (NO2) nga trafiku ku digjet naftë nuk kufizohen vetëm në qendrat e mëdha metropolitan, por kërcënojnë shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve në qyteza dhe qytete nga Newcastle deri në Plymouth.

  • 1
  • 2