brumbuj

Brumbujt pushtojnë plazhet e Argjentinës

Shumë plazhe në Argjentinë janë mbushur nga miliona brumbuj të zi. Ende askush nuk e ka dhënë një shpjegim, madje as ekspert e botës shtazore nuk kanë treguar se çfarë janë këto insekte të ngordhura, apo që po përpëliten në frymën e fundit, transmeton Telegrafi. Banorët e Mar de Ajo që është disa kilometra larg kryeqytetit Buenios Aires, kanë thënë se nuk kanë parë kurrë në jetë diçka të tillë. Fotografitë e brumbujve në plazhe janë postuar në rrjete sociale, ku njerëzit kanë dhënë komente të ndryshme për rastin. “Paralajmërim për fundin e botës”, ka qenë një nga komentet e shumta lidhur me këta brumbuj, të cilët ‘e ndjejnë kur botës i vije fundi’.