bujqesi

Aflatoksinë tek fiqtë e thatë nga Turqia dhe pesticide tek mollët e Polonisë

Autoritetet doganore të Suedisë kanë bllokuar, në 24 Tetor 2016, një ngarkesë nga Turqia me fiq të thatë të kontaminuar me aflatoksinë. Suedia ka ndezur alarmin e kuq tek të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Qendra e Komisionit Evropian për Alarmin Doganor ka njoftuar të gjitha pikat doganore të vendeve anëtare se autoritetet Suedeze kanë refuzuar të fusin në vendin e tyre fiqtë e thatë nga Turqia, pasi analizat treguan se produktet janë të kontaminuar me sasi të mëdha aflatoksine në vlera alarmante prej (B1 = 27; Tot. = 72 µg/kg - ppb). Kliko këtu për njoftimin zyrtar.

Alarm në Librazhd! 100 kërkesa për HEC-e, pasoja dramatike në bujqësi dhe mjedis

Ambientalistë, pushteti vendorë, banorë, specialistë, shoqata joqeveritare etj, japin alarmin për pasojat dramatike që kanë nisur të shfaqen në mjedis si pasojë e dhënies së lejeve të ndërtimit të HEC-eve në këtë zonë. Më të dëmtuara janë dy bashkitë e qarkut Elbasan, Librazhdi dhe Përrenjasi. Vetëm në këto dy njësi janë bërë 100 kërkesa për HEC-e nga të cilat 45 i përkasin Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë. Disa HEC-e tashmë kanë përfunduar, ndërsa të tjerat kanë shkaktuar rrëmujë në park. Prej një viti një shoqatë joqeveritare ka kryer monitorim dhe ka dalë në përfundime alarmuese.

BE “ndez” dritën e gjelbër për bujqësinë shqiptare, Peleshi: Hapet IPARD me 94 milionë euro, ja tre masat mbështetëse

Shqipëria ka plotësuar kushtet e nevojshme për të përfituar nga program IPARD, një program i fokusuar tek bujqësia dhe që është një bashkëpunim mes qeverisë dhe Bashkimit Europian. Në një dalje për mediat Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi u shpreh se në total financimi që do të shkojnë për bujqësinë është 94 milionë euro nga të cilat 71 milionë janë nga Bashkimi Europian dhe 23 nga qeveria shqiptare.

Bjeshkë më bjeshkë, “plantacioneve” natyrore të bimës magjike

Udhëtojmë drejt qarkut të Kukësit, ku përfshihen rrethet Kukës, Has e Tropojë, trevat e të cilëve, me të drejtë mund të quhen edhe perlat e Alpeve Shqiptare, atje ku shqiponjat dhe banorët e këtyre anëve kanë ngritur në shekuj foletë e tyre. Rrugën e bëmë pa e ndjerë fare, sepse diskutimet tona u përqendruan vetëm në një temë: në florën mjekësore të këtyre anëve, llojet, vlerat, gjeografinë dhe sasitë që mund të grumbullohen në këto rrethe, si edhe u ndalëm në një specie të veçantë, boronicën.

Bujqësia e mbështetur mbi kultivimin e drurëve, rrit fiksimin e karbonit dhe bashkëprodhimin e ushqimit dhe e bioenergjisë

Praktikat aktuale bujqësore ushtrohen përgjithësisht në tokat më të mira të vendit dhe nuk kanë kapacitet të përdorin potencialin që u ofron ekosistemi. Toka duhet punuar çdo vit dhe duhen trajtuar me kimikate për mbrotjen nga dëmtuesit. Bimët njëvjeçare nuk arrijnë të përdorin energjinë diellore gjatë muajve të pranverës, përdorin më pak ujin e tokës, për shkak të sistemit rrënjor të cekët. Përparësia aktuale që i është dhënë bimëve njëvjeçare për ushqim në bujqësinë tonë ka rezultuar në prishje të ekuilibrit në ekosistemet kryesore të vendit. Ka degradim e shkatërrim të ekosistemeve malore e lumenjeve, që rrezikojnë përmbytje sistematike të fushava të destinuara për bujqësi.

Bujqësia në rrezik, Luçiferi do vazhdojë deri në 2050

Grupimi i shkencëtarëve të WWA (World Weather Attribution)që analizojnë efektet e motit parashikojnë që Luçiferi i këtij viti të jetë prezent çdo verë dhe të zgjasë deri në vitin 2050. Ajo që do t’I ndiejë më shumë pasojat do jetë bujqësia e cila do kërkojë kosto të pallogartishme veçanërisht në vendet në zhvillim për të përballuar të nxehtin e pazakontë. “The Guardian” ka zbuluar analizën në të cilën thuhet se vala e të nxehtit nuk do ndryshojë nëse nuk merrem veprime për të trajtuar ngrohjen globale.

Bujqësia në Shqipëri

Toka Bujqësore me vlera të larta natyrore në Shqipëri. Në Shqipëri ka rreth 400,000 hektarë kullota natyrore. Fushat më të mëdha të kullotave verore gjenden në rrethet Tropojë, Dibër, Kukës, Korçë, Gjirokastër dhe Kolonjë. Kullotat verore përdoren për rreth 150 ditë në vit, nga 15 maj deri më 15 tetor.

Bujqësia pa rrugë, por prioritet në letër

Të gjithë flasin për bujqësinë: ata që merren me tokën, ata që konsumojnë prodhime toke, ata që kërkojnë votat në emër të tokës dhe ata që janë paguar dhe paguhen nga xhepat tanë për ta zhvilluar tokën. Nga të gjitha qeveritë, pa përjashtim, bujqësia është konsideruar një sektor prioritar. Dhe jo pa qëllim. Në të është e punësuar mbi 41% e popullsisë dhe jep 22% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Por a është zhvilluar në këto vite bujqësia dhe a ka pasur një vizion për të?

Bursa e parë bujqësore në Shqipëri hapet brenda këtij viti

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u shpreh të hënën se, “bursa e parë shqiptare bujqësore, do të hapet brenda këtij viti në Lushnje, si platforma që do të vendosë Shqipërinë në pozita të favorshme për rritjen e eksporteve dhe perspektivën e zhvillimit”.Gjatë një konference për mediat, ministri Panariti tha se, bursa do të jetë një pikë reference për blerjet e produkteve bujqësore me shumicë, pakicë por edhe eksportet e tyre.“Shumë shpejt do marrim hap pionier në bujqësi, do krijojmë bursën bujqësore shqiptare në Lushnjë.

Çmimet e frutave rriten me 20% në nëntor prej ndryshimeve ekstreme të motit

Ritmi i rritjes së çmimeve të frutave shënoi rekord në muajin nëntor. Sipas INSTAT, çmimi i frutave në muajin e kaluar shënoi rritje me 20.8% në raport me nëntorin e vitit të kaluar, ritmi më i lartë i rritjes gjatë një viti. Ekspertët e tregut pohojnë se shkak për këtë rritje të fortë të çmimeve është bërë mungesa e prodhimit në treg në disa artikuj. Pranvera e acartë dhe vera shumë e thatë kanë dëmtuar agrumet dhe disa lloje të rrushit, duke i bërë kështu më të shtrenjta disa fruta të stinës së vjeshtës.

Dëme të mëdha nga thatësira, 125 milionë euro kostoja për energjinë dhe bujqësinë

Dëmet e shkaktuara nga thatësira këtë sezon veror llogariten në mbi 125 milion euro, nga të cilat 90 i përkasin energjisë elektrike ndërsa 35 prej tyre janë dëme në bujqësi. Por kësaj shifre, po t’i shtojmë edhe dëmet nga zjarri, atëherë bilanci rëndohet edhe më shumë. Nëse do t’u referohemi të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, për 6 muaj rresht vendi nuk ka patur reshje dhe sipas Ministrisë, një situatë e tillë, ka ndodhur për herë të fundit në vitin 1954. Dëmet në çdo kulturë llogariten në 25-30% të prodhimit.

Dëmet nga të nxehtit, gjysma e bujqësisë u tha

Thatësira e tejzgjatur e këtij viti ka shkatërruar plotësisht 50 % të sipërfaqeve të mbjella në ara dhe drufrutorë. Një raport i Ministrisë së Bujqësisë tregon se kulturat më të prekura nga moti me temperatura ekstremisht të larta dhe mungesë reshjesh për më shumë se 70 ditë janë misri, perimet, jonxha dhe dëme të tjera në pemëtari, vreshta, ullinj dhe agrume. Në kulturën e misrit këtë vit pritet rreth 22 % prodhim më pak se sa ishte parashikuar. Kurse në sipërfaqet e mbjella me jonxhë rezulton rreth 30 % e prodhimit e dëmtuar. Prodhime të tjera të verës të dëmtuara janë perimet dhe patatja.

Dhia e zezë e Dukatit, kafsha që po ruhet nga zhdukja

Nga Xhensila Demollaj Historia e fshatit të Dukatit sot është më shumë se ekzistuese në mendjet e banorëve të zonës. Rrëfenjat flasin për këtë fshat si një nga më të mëdhenjtë në gjithë Shqipërinë. Udhëtimi në ditët e sotme bëhet lehtazi pasi janë rrugët e shtruara me asfalt, ndërsa më parë, njerëzit janë munduar ta bëjnë këtë rrugë në këmbë, ose me kuaj kush kishte mundësi, deri në qendrën e fshatit. Në këtë vend ishte këneta dhe kullotat e Dukatit dhe asgjë tjetër.

Dita e Agrobiodiversitet në Parkun Rajonal Shkrel

Në pyllin e Gështenjave të Reҫit është është mbajtur më 25 tetor “Dita e Agrobiiodiversitet në Parkun Rajonal Shkrel“. Gjatë aktivitetit u prezantuan vlerat e agrobiodiversitetit në parqet natyrore. Panairi dhe vizita në Pyllin e Gështenjave të Recit, (Monument Natyror, pjesë e Parkut Natyror Rajonal Shkrel) shërbyen si një demonstrim për vlerat natyrore dhe agrobujqësore të zonës. Parku Rajonal Shkrel së shpejti do të ketë edhe Planin e tij Menaxhimit që pritet të miratohet nga Ministria e Mjedisit.

Fati i liqenit të Prespës, ja vendimi i Ministrisë së Bujqësisë mbi menaxhimin

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvilllimit Rural, z. Niko Peleshi ka qenë i pranishëm në takimin e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, të peshkatarëve të liqenit të Prespës, ku nënshkroi kontratën që ka të bëjë me zhvillimin, bashkëmenaxhimin dhe zgjerimin e aktivitetit të peshkimit për këtë zonë. “Sot do të firmosim kontratën dhe mbi bazën e kësaj kontrate do të hartojnë në muaj në vazhdim planin e menaxhimit.

Fermerët amerikanë në vështirësi

Megjithëse bursa amerikane vazhdon të përjetojë fitime rekord dhe shifrat e punësimit në Amerikë janë inkurajuese, fermerët vazhdojnë të përballen me kostot e larta të farërave dhe plehut kimik. Kjo ndodh në një periudhë kur kërkesa dhe çmimet për produktet e tyre janë të ulëta. Këto vështirësi ekonomike kanë një efekt rrënues që shtrihet përtej fushave me të mbjella. Panairi i përvitshëm i fermerëve që zhvillohet këtë radhë në shtetin Illinois është ndër më të mëdhenjtë në botë. Aty mblidhen furnitorët dhe prodhuesit e makinerive, për të demonstruar produktet dhe paisjet e tyre më të fundit.

Fermerët në alarm: Ngrica thau 200 mijë rrënjë ullinj

Fermerët e Beratit japin alarmin e një fenomeni të panjohur më parë për ta, ku rreth 50 për qind e rrënjëve të ullinjve janë tharë. Sipas tyre, shkak janë bërë temperaturat disa gradë nën zero për më shumë se një javë. Por ata kërkojnë që në vend të mbërrijnë specialistët për të përcaktuar më saktë shkakun dhe dëmin. Zona më e prekur nga fenomeni i tharjes së mijëra rrënjë ullinjve është fshati Bilcë në Berat, resurs i cili i ka dhënë dhe emrin ullirit të famshëm kokërrmadh të Beratit. Tharjen e plantacioneve të tëra me pemë e bëjnë me dije banorët e kësaj zone, të cilët kultivimin e ullinjve e kanë të vetmen mundësi mbijetese.

Hartohet udhërrëfyesi për të luftuar TBC e kafshëve

FAO publikoi udhërrefyesin e parë në botë për të luftuar tuberkulozin e kafshëve (gjedhit) që transmetohet te njeriu, i njohur dhe si tuberkulozi zoonotik. Ky transmetohet përmes konsumit të mishit të papërpunuar dhe të kontaminuar ose përmes konsumit të produkteve të qumështit nga kafshët e sëmura.Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë “FAO” thotë se ky dokument adreson rreziqet shëndetësore në të gjithë sektorët. Të dhënat e reja të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) vlerësojnë se mbi 140,000 njerëz sëmuren dhe më shumë se 12,000 njerëz humbasin jetën çdo vit nga tuberkulozi zoonotik.

Kalben mijëra tonë me shalqi në Lushnje, shkak mungesa e tregut

Tonelata të tëra me shalqi po shkojnë dëm në zonën e Lushnjes. Mungesa e tregut dhe çmimi i ulët ka bërë që sasi të tëra me shalqi të kalben akoma pa u shkulur. Fermerët e fshatit Imshtë thonë se kanë investuar miliona lekë për të mbjellë prodhimet e tyre ndërkohë që nuk kanë se ku ta tregtojnë. Prodhuesit e shalqirit në Lushnje dhe fermerët e fshatit Imshtë në njësinë administrative Bubullimë po përballen me vështirësitë e tregut. Kostoja e tyre këtë verë për këtë produkt është tepër e lartë pasi është mbjellë afërsisht 400 hektarë, ndërkohë që çmimi nuk shkon as 3 lekë për kilogram. P

Kanalet kulluese dhe ujitëse do të kalojnë në varësi të bashkive

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka nisur diskutimin e projektligjit që parashikon kalimin e kanaleve kulluese dhe ujitëse në varësi të njësive vendore. Drejtori i Administrimit të Ujërave në Ministrinë e Bujqësisë bëri me dije se në bazë të draftit parashikohet edhe dhënia me koncesion e mirëmbajtjes së sektorit të kullimit dhe ujitjes. Komisionet u përfshinë në debat në lidhje me sipërfaqen e tokës bujqësore që ujitet. Sistemi ujitës dhe kullues tashmë do të kalojë nën varësi të njësive vendore.

  • 1
  • 2