bukuri natyrore

Dibra, destinacioni i duhur për të “çmëndurit” pas lartësive

Nëse jeni të apasionuar pas natyrës, maleve, pyjeve dhe pas historisë, Dibra është destinacioni i duhur edhe gjatë dimrit. Nëse jeni aventurierë dhe sfidues i “natyrës”, nëse kërkoni të prekni nga afër historinë, vlerat, ajrin e pastër atëherë mos ngurroni të vizitoni Dibrën. Atraksionet kryesore që gjenden në zonën e Dibrës janë ujërat termale, duke e kthyer këtë zonë në një zone shumë atraktive, dhe me rritje të numrit të turistëve. Përveç llixhave Dibra ka edhe shumë zona të tjera, si kisha, xhamia, kalaja e Grezhdanit, kalaja e Dodës, Lura.

Drejt Thethit me të gjitha mjetet

Bukuritë e papërsëritshme të Thethit malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë. Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë e kafshë të ndryshme. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa le grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit.

Perlat bregdetare në detin Jon nga Saranda deri në Vlorë

Keni bërë plane për pushime në muajin gusht por nuk e keni vendosur ende destinacionin. Shqiptarja.com sjell foto dhe video përgjatë vijës bregdetare në jug të vendit që nga Ksamili në Sarandë deri në Orikum të Vlorës në vendet më të veçanta të bregdetit jugor shqiptar. Vende të frekuentuara nga turistët vendas por dhe ata të huaj. Një udhëtim nëpërmjet fotove në vendet më të mrekullueshme turistike jugore gjatë verës, në plazhet e Ksamilit në Sarandë, Borshit, Himarës, Jalës, Dhërmiut deri në Orikum të Vlorës ose “Karaibet” siç i cilësoi pak ditë më parë ‘TgCom’ në reportazhin për bregdetin në jug të Shqipërisë.

Shqipëria, një vend që i ngjan Karaibeve

“Një diamant që akoma nuk është në shkëlqim, por me shumë bukuri. Është ky imazhi që i përshtatet më shumë Shqipërisë, një tokë që fsheh shumë vende të pashkelura, plazhe të ngjashme me ato të Karaibeve dhe mikëpritje të madhe”. Kështu shkruan prestigjozja italiane Tgcom. Vëmendja e medias përtej Adriatikut është përqendruar më së shumti në zonën jugore të vendit, në plazhet që shtrihen mes Vlorës dhe Sarandës, e më tej në Parkun Kombëtar të Llogarasë. “Plazhet në Shqipëri janë sinonimi i pushime me kosto të ulët. Zonat bregdetare edhe pse të mbipopulluara kryesisht në muajin gusht nuk njihen shumë nga turistët e masave.