Bullgari

Ariu i robëruar në Skrapar ia nis jetës nga e para në Bullgari

Parku i Arinjve Kërcimtar Belitsa, një strehimore në jugperëndim të Bullgarisë për rehabilitimin e arinjve të keqtrajtuar, ka lajmëruar se banori i parë nga Shqipëria ka mbërritur me sukses nga Tirana më 4 maj. Riku, një ari 2-vjeçar i cili më parë mbahej i lidhur me zinxhirë në kopshtin e një shtëpie në një fshat të Skraparit, përpara se të shpëtohej nga organizata e kujdesit ndaj kafshëve “Four Paws” (Katër Putrat) nëntorin e shkuar, tashmë po përshtatet me kushtet e reja.

Bashkia e Sofjes porosit 20 autobusë elektrikë

Bashkia e Sofjes ka filluar procedurën për blerjen e 20 autobusëve elektrikë gjatë kësaj jave. Ky hap u njoftua nga kryetarja Yordanka Fandakova në mediat sociale. Në deklaratë u pohua se dokumentet e kërkuara për blerjen do të dorëzoheshin në fillim të tetorit. Fandakova tha se shpreson që disa prej autobusëve të porositur të mund të dorëzohen në 2018-ën. Një autobus elektrik i prodhuar nga kompania polake Solaris do të vendoset në provë në Sofje gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, tha kryetarja.

Bullgarët formojnë zinxhir njerëzor për të ndaluar prishjen e ndërtesës ikonë

Vendasit në Plovdiv formuan një zinxhir njerëzor të hënën për të ndaluar shkatërrimin e një magazine ikonë të viteve 1920 duke nxitur autoritetet të veprojnë. Vendasit në qytetin jugor bullgar, Plovdiv formuan një zinxhir njerëzor të hënën për të ndaluar shembjen e një magazine shumë të dashur duhani, ndërtuar në vitet 1920. Shkatërrimi i ndërtesës së njohur nga pronari privat filloi të dielën dhe provokoi një zemërim te artistët, arkitektët dhe njerëzit e zakonshëm në Plovdiv, që organizuan një protestë në rrjetet sociale.

Bullgarët mirëpresin pranverën me një festë tradicionale pagane

Më 1 mars bullgarët mirëpritën pranverën me një festim tradicional pagan të quajtur “Baba Marta” (Gjyshja Mars). Në folklorin bullgar ka disa histori rreth Baba Martës, por më e njohura është ajo që e portretizon atë motër të janarit dhe shkurtit , e famshme se është me humor dhe temperatura të lëkundura, siç është i gjithë muaji mars. Për të festuar Baba Martën, njerëzit shkëmbejnë ornamente të veçanta të bërë me fije të kuqe dhe të bardhë, quajtur Martenitsa. Ndryshe nga Rumania, në Bullgari jo vetëm gratë dhe fëmijët veshin ornamente, por edhe burrat.

Bullgari: Përmirësimi i efiçencës së energjisë, një prej objektivave kryesore

“Përmirësimi i eficencës së energjisë është një prej objektivave kryesore të Bullgarisë”, tha Marina Kirova, Përfaqësuese e Komisionit Europian për Bullgarinë. Ajo u paraqiti gazetarëve, të dhëna nga vende të ndryshme europiane në lidhje me investimet që ata do të bëjnë në Bullgari, të cilat do të implementohen nëpërmjet instrumenteve të BE-së. Ajo theksoi edhe një herë faktin se autoritetet bullgare kanë vendosur një numër të caktuar objektivash në këtë drejtim. Ndër më ambiciozët është ai në fushën e mjedisit, ku kapaciteti i riciklimit të mbetjeve rritet me 105,000 tonë në vit.

Bullgari: Zhvillimi i projektit të gazit do të qartësohet në fund të prillit

Ministri bullgar i Energjisë Temenuzhka Petkova shprehu shpresën se deri në fund të prillit zhvillimi i projektit për shpërndarësin e gazit do të bëhet më i qartë. Z. Petkova, shpjegoi ministria, njoftoi palën ruse në lidhje me projektin gjatë Komisionit Ndërqeveritar Bullgaro-Rus për Bashkëpunim Ekonomik dhe Shkencor/Teknik. ‘Gazi rus është një nga burimet e mundshme për shpërndarjen e gazit natyror’, shtoi ministri Petkova. Ishte eksplicite se Bullgaria kishte përmbushur gjithmonë kërkesat e BE-së dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Bullgaria nxit BE-në të veprojë për ushqimin me dy standarde

OJQ-të bullgare dhe Avokati i Popullit i bënë peticion Parlamentit Europian të hënën mbi çështjen e “standardeve të dyfishta” të ushqimit, duke kërkuar krijimin ose të një organi europian të centralizuar ose një rrjeti organesh kontrolluese kombëtare për të monitoruar cilësinë e ushqimeve dhe pijeve të shitura në BE. Ata besojnë se ekzistenca ushqimeve me standarde të ulëta në rajonin e Europës lindore reflekton një praktikë të pandershme biznesi nga kompanitë që “gënjen dhe diskriminon” konsumatorët.

Bullgaria raporton rritje të konsiderueshme interesi kundrejt turzimit rural

Shoqata e Fshatrave Bullgarë ka raportuar një rritje të konsiderueshme të interesit drejt turizmit rural. Qnëdrimi në pensionet e pritjeve nëpër fshatra janë rritur me gati 20%, ndërsa numri i pensioneve është rritur me rreth 55% në tetë vitet e fundit. Në vitin 2007, ka pasur 809 banesa të tilla, ndërkohë që numri i tyre është rritur në 1250 me një total prej 205 000 shtretër gjatë vitit të kaluar, informon stacioni privat bTV Rajonet më të shpejtë në zhvillim në këtë drejtim janë ata qendrorë dhe veriorë të Bullgarisë, mallet e Rodopit dhe rajoni i Blagoevgrad.

Fermerët bullgarë vizitojnë në fermat organike në Maqedoni

Bujqit e Maqedonisë gjatë fundjavës do të mirëpresin kolegët e tyre nga Republika e Bullgarisë, pas vizitës së suksesshme të fermave të certifikuara për prodhime organike në Fushën ‘Qustendilska’, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vizita është pjesë e projektit ‘Prodho organikisht-pako ekologjikisht’ të cilën e realizon shoqata qendrës qytetare për zhvillim ‘EGRI’ nga Kriva Pallanka së bashku me shoqatën ‘NIE’ nga Qustendil, Bullgari, me mjete të Programit IPA të BE-së për bashkëpunim të tejkufijshëm në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. P

Katër vende ballkanike, me plan të ri për shkarkimet e dioksidit të karbonit

Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë në grupin e vendeve të Bashkimit Evropian që kanë nevojë të reduktojnë shkarkimet e karbonit në sektorin e transportit, mbetjeve, ndërtimit dhe bujqësisë, të paktën deri në vitin 2030. Analiza është realizuar nga Agjencia e Lajmeve për Ndryshimet Klimatike. Artikulli i saj thekson se ka vende që do të jenë të detyruara që të shkurtojnë më tej këto shkarkime, për shkak të largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në qershor të këtij viti. Greqia, deri në vitin 2030, duhet të reduktojë shkarkimet e gazit për shkak të efektit serë me 14%.

Presidenca e re e BE: Më shumë projekte për Ballkanin

Bullgaria do të kërkojë më shumë projekte infrastrukturore dhe energjetike për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të afrohen me Bashkimin Europian, kur të marrë presidencën e radhës së BE në muajin janar. Lilyana Pavlova ministrja përgjegjëse per presidencën bullgare të BE, tha se bashkëpunimi me i ngushtë me Ballkanin Perëndimor, përfshirë për çështje si ajo e emigracionit dhe sigurisë, ishte thelbësor për stabilitetin dhe paqen e Unionit. Paqja, qetësia dhe e ardhmja e BE-së, kalojnë përmes Ballkanit Perëndimor, tha ajo në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Projekt ekologjik ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Qendra qytetare për zhvillim të qëndrueshëm “EGRI”, nga Kriva Pallanka do të zbatojë projekt ekologjik ndërkufitar me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Një nga 45 projektet e paralajmëruara për bashkëpunim ndërkufitar në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është edhe projekti “Prodho në mënyrë organike – Paketo në mënyrë ekologjike”. Ky projekt do të zbatohet me buxhet rreth 78 000 euro në 15 muajt e ardhshëm.

Streha për gomerët e plakur në Bullgari i shpëton ata nga therja

Streha e parë për gomerët u hap në Bullgari të enjten. Qendra e kujdesit “Lugina e Gomarit” u hap zyrtarisht nga autoritetet e komunës në qytetin Gotse Delchev dhe nga fondacioni zviceran për të drejtat e kafshëve “Veterinerët në Veprim”, që kryeson iniciativën. Ndërtesa është pajisur me tre stalla, kullota dhe infrastrukturë për të ofruar strehë për 60 gomerë, por nëse nevojitet kapaciteti mund të dyfishohet. Nëntë kujdestarë dhe një veteriner nga rajoni Gotse Delchev të trajnuar në Zvicër janë punësuar në strehën, që tashmë kujdeset për 17 gomerë.