Bulqize

“Të Pastrojmë Shqipërinë” edhe në Bulqizë

Nisma “Të Pastrojmë Shqipërinë” më 20 Maj 2016 u realizua dhe në Bulqizë pas suksesit që pati aksioni i parë i realizuar më 20 nëntor 2015, nën moton “Të pastrojmë Bulqizën”. Ky bashkëpunim u bë i mundur nga organizata SHERM Albania (Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisorë) dhe organizata Green line Albania, në bashkëpunim me Zyrën Arsimore Bulqizë, Bashkinë Bulqizë, Zyrën e Punës me moton një ditë kushtuar mjedisit ku jetojmë, duke pastruar lagjen, rrugicën, hapësirat poshtë pallatit.

Banorët mbrojnë pyllin, Bashkia: Prerjet për të mirën e pyllit!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes tentativat e shtetit për të prerë të vetmen kurorë të gjelbër në Bulqizë. Megjithëse ka një ligj të ashpër për ata që presin pyje, tashmë ato priten me leje apo me koncesione shtetërore. Dhe, një i tillë është dhënë në vitin 2015 nga qeveria për një ekonomi pyjore në Bulqizë.

Bulqiza po digjet…Shteti nuk po merr asnjë masë

Prej 7 ditësh rradhazi tashmë janë aktivizuar disa vatra zjarri në Bulqizë, ku zjarrvënia është e qëllimshme pasi temperaturat janë shumë të ulëta duke pasuar më datë 20 prill me 3'C por era e dendur ka përshpejtuar flakët duke djegur hektarë pyje në malin e Krajkës ose (Mali i Bardhë) dhe vazhdimësinë për në njësinë Shupenzë, në ekonominë pyjore Sheshe-Bulqizë si dhe në fshatin Kovashicë. Këto zona digjen për kullota mbi 5 herë në vit, ku zjarri i fundit në vendin që tregohet në fotografi (Mali i Krajkës) ka qenë në dhjetor.

Bulqizë, pranverë me dëborë; probleme me të mbjellat

Reshjet e shiut të dy ditëve të fundit, të shoqëruara dhe me temperatura të ulëta janë kthyer në borë, duke zbardhur malet e duke iu afruar fshatrave dhe qytetit të Bulqizës. Pas ditëve me diell, kur fermerët nisën plugimet e pranverës dhe punimet në frutikulturë, kthimi i reshjeve të dëborës gjatë natës ka ngjallur befasi për ta. Edhe pse të pazakonta, reshjet e dëborës nuk kanë shkaktuar dëme në bujqësi. Gjithsesi, sipas fermerëve, dëbora dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht tek të mbjellat e po ashtu do të shkaktojnë vonesa në realizimin në kohë optimale të punëve të shumta të pranverës në bujqësi.

Bulqizë, prezantohet puna për luftën kundër krimit mjedisor

Bashkëpunimi ndërinstitucional, nxitja dhe sensibilizimi i qytetarëve kundër krimit mjedisor ishte në fokus të një takimi të mbajtur në Bashkinë e Bulqizës! Autoritetet e qeverisjes vendore dhe drejtori i Pyjeve, Lufti Miftari prezantuan para grupit ndërinstitucional punën e bërë në luftën ndaj prerjes së paligjjshme të pyjeve dhe dëmtimin e mjedisit. Përfaqësuesit e grupit Ndërinstitucional vlerësuan punën e bërë në këtë drejtim, duke theksuar se Drejtoria Lokale e Pyjeve ka evidentuar dhe luftuar krimin mjedisor në Bulqizë.

Bulqizë, pyjet masakrohen ditë e natë me motosharra

Fiks Fare i është rikthyer prerjes së paligjshme të pyjeve, ku persona të ndryshëm, jo vetëm shkatërrojnë pyjet, por edhe bukuritë e natyrës. Denoncimi i radhës vjen për prerjen e paligjshme të pyjeve në Valikardhe të Bulqizës, pikërisht pranë liqenit të bardhë, një bukuri natyrore, që po shkatërrohet dita ditës nga “kamikazët” e mjedisit, ndërsa institucionet, qoftë ato me varësi vendore, qoftë ato me varësi qendrore nuk ndërhyjnë për parandalimin e masakrës mjedisore.

Bulqizë, shkeli moratoriumin e pyjeve, gjobitet drejtuesi i mjetit‏

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve në kuadër të zbatimit të moratoriumit 10-vjeçar për shfrytëzimin e pyjeve, ka sekuestruar ditën e djeshme në Bulqizë, një kamion mjet tip IFA, targë BZ 0293A me lëndë drusore. Ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit B.Z. u vendos gjobë në masën 50 milionë Lekë (të vjetra) ndërsa lënda drusore dhe mjeti u sekuestruan. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve siguron se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe rigoroze në zbatim të moratoriumit 10 –vjeçar të pyjeve dhe ju bën apel gjithë subjekteve dhe individëve të respektojnë ligjin, si dhe qytetarëve dhe të denoncojnë çdo rast abuziv që konstatojnë në mjedis.

Bulqizën e dua të pastër nga mbetjet urbane

“Bulqizën e dua të pastër nga mbetjet urbane” është projekti i cili aktualisht po zbatohet në qytetin e Bulqizes nga Shoqata e Ekspertëve të Rinj Mjedisorë (SHERM). Projekti ka si qëllim të zhvillojë të kuptuarit gjithpërfshirës në menaxhimin e mbetjeve urbane duke përfshirë pjesëmarrjen e komunitetit për të siguruar mbrojtjen mjedisore. Ata synojnë fort ndërgjegjësimin e të rinjve për mbrojtjen e mjedisit ndaj mbetjeve urbane si dhe informimin e komunitetit për të luftuar fenomenin e depozitimit te mbetjeve urbane në zonat e papërcaktuara, pasojat që sjell djegia e tyre, si dhe njohja me perfitimet reale që mund t’iu sjellë ndarja dhe më pas kompostimi i mbetjeve organike në tokat e tyre.

Digjen 10 hektarë pyje në Bulqizë

Një zjarr i madh ka rënë këtë të diel në pyjet e fshatit Koçaj të njësisë administrative Fushë-Bulqizë. Zjarri i ndihmuar nga era u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhjetëra hektarë pyje. Zjarri u diktua nga fermerët privat të fshatit Koçaj, të cilët njoftuan pranë Bashkisë Bulqize. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja e emergjencave civile të Bashkisë Bulqizë. Të ndihmuar edhe nga banorët e këtij fshati ato arritën që ta vënë zjarrin nënkontroll. Flakët ishin përhapur duke arritur deri ne 100 metra larg shtëpive të fshatit Koçaj, duke dëmtuar kështu edhe varrezat e fshatit.

Djegia e pyjeve, shfaqen tri vatra zjarri në pyjet e Bulqizës

Mali i Homeshit pranë zonës së Maqellares në Dibër është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Informacioni ka ardhur në redaksinë e Top Channel nëpërmjet rubrikes “Ti Raporton”. Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme duke pasur parasysh faktin që temperatura në këtë zonë nuk kanë kapur ende pikun për të rrezikuar zjarret natyrore. Zona e përfshirë nga flakët ndodhet në një terren të rrezikshëm malor dhe është mjaft e vështirë për të ndërhyrë në shuarjen e tyre.

Edukimi mjedisor në Bulqizë

Shoqata Ekspertet e Rinj Mjedisor (SHERM) realizoi me sukses aktivitetet edukuese në kuadër të projektit Eco-Nord, "Rritja e kapaciteteve të Shoqërisë Civile në Shqipërinë e Veriut për përmirësimin e biodiversitetit dhe mbrojtjes së mjedisit”, të mundësuar nga ALCDF dhe i financuar nga Fondet IPA të Delegacionit Evropian në Tiranë. Titulli i Projektit është “Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara në rrethin e Bulqizës” që po zbatohet nga SHERM në partneritet me Federatën Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale FKPKK.

Emergjenca - Zjarret në Bulqizë, Drejtori i Shërbimit Pyjor takim urgjent për situatën

Situata e zjarreve në Bulqizë ishte fokus i takimit urgjent të punës së thirrur nga drejtori i Shërbimit Pyjor, Lutfi Myftari. Ai thotë se janë ngritur grupet e punës në çdo njësi për të parandaluar përshkallëzimin e emergjencave, ndërsa kanë nisur hetimet për çdo zjarrvënie të qëllimshme. Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bulqizë, Lutfi Myftari, ka mbledhur stafin për të analizuar situatën e krijuar nga zjarret në masivet pyjore të Bulqizës. Në një intervistë për Ora News, Myftari tha se janë ngritur grupet e punës në çdo njësi dhe se ka një koordinim të institucioneve kryesore në Bulqizë për të monitoruar situatën.

Mbrojtja e specieve endemike të rrezikuara të florës në rrethin e Bulqizës

Shoqata e Ekspertëve të Rinj Mjedisor (SHERM) në bashkëpunim me FKPKK gjatë periudhës Dhjetor 2015 – Nëntor 2016 ka zbatuar projektin me temë: "Mbrojtja e specieve endemike të rrezikuara të florës në rrethin e Bulqizës”, në kuadër të projektit Econord të zbatuar nga Fondacioni Shqipatar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale (ALCDF) dhe të financuar nga Delegacioni Evropian në Shqipëri.

Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara në Rrethin Bulqizë

Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisor në kuadër të projektit Eco-nord të financuar nga Bashkimi Evropian, po zbaton projektin “Mbrojtja e specieve floristike endemike të rrezikuara në Rrethin Bulqizë. Projekti do të fokusohet në rrethin e Bulqizës, ku janë përzgjedhur pesë zona specifike të synuara (Fushë Bulqizë, Zerqan, Ostren, Klenje, Trebisht), ku për çdo zonë do zhvillohen nga dy takime, një me nxënësit e shkollave për Edukimin Mjedisor dhe tjetri me fermerët e zonave për teknikat më të mira të vjeljës së BMA.

Në alpet e Bulqizës, destinacioni turistik i kësaj vere

Nisemi herët nga Bulqiza, do na duhet së paku 30 minuta për të shkuar në një nga fshatrat që ka qëndruar gjatë në kronikat televizive, Kodra e Danit. Shtrirë hijerëndë në një kodër nga ku e ka marrë dhe emrin si fshat, me një pamje piktoreske, si ballkon që ta jep Bulqizën në pëllëmbë të dorës. Nuk bëhet fjalë për një apo dy ditë, në mbrojtje të pyjeve, por prej afro katër vitesh. Rezistenca e këtyre banorëve në mbrojtje të pyjeve është për t’u admiruar. Bashkë me ne në këtë turizëm protestë janë edhe djem dhe goca të zonës dhe jo vetëm, destinacioni jonë është “Sheshe Bulqizë” dhe konkretisht “guri i Vashës”.

Protesta e banorëve për pyllin në Bulqizë, Prefekti: Monitorim të rreptë!

Dhënia e një koncesioni për shfrytëzimin e pyjeve në Bulqizë ka sjellë përplasje të forta mes banorëve dhe koncesionarit, ndërkohë që institucionet shtetërore deklarojnë se nuk mund të prishin kontratën, pasi ajo është ligjore, por po negociohet me banorët që të ketë kushte të forta monitorimi që mos të kryhet prerje të paligjshme dhe të mos devijohet nga kontrata.

Protestë përsëri për pyjet në Bulqizë, banorët mblidhen përpara bashkisë

Banorët e Bulqizës protestuan sërish kundër prerjes dhe shfrytëzimit të pyjeve. Rreth 1 000 persona dolën përpara bashkisë së qytetit me pankarta në duar paraditen e sotme. Protestuesit kërkuan anulimin e koncensionit për shfrytëzimin e masivit pyjor shekullor në Bulqizë. Protesta, krahas shoqërisë civile dhe qytetarëve të thjeshtë, u përkrah edhe nga sportistët e ringut, vëllezërit Keta.

Pyjet në pushtetin vendor jo më një sfidë por përgjegjësi për zhvillimin dhe menaxhimin e tyre

Të mësosh nga e djeshmja nuk është turp, të punosh për të sotmen është detyrim, dhe ajo që është më e rëndësishmja, të shpresosh për të ardhmen duke mos ndaluar. E nisa me këtë shprehje pasi të sfidosh të djeshmën është obligim, të punosh për të sotmen është detyrim. Mjedisi si dhuratë e çmuar dhe e pazëvendësueshme është shumë kërkues ndaj njeriut, ndaj mirëmbajtja dhe zhvillimi i kësaj dhurate është detyra jonë dhe e vërteta për mjedisin e djeshëm mbase nuk pëlqehet, por ai realitet është ajo që vlen.

Pylli për të cilin protestohet në Bulqizë mbetet një ishull i gjelbër mes djerrinave

Një grup të rinjsh studentë marshuan gjatë fundjavës në majën “Guri i Vashës”, pikën më të lartë të pyjeve për të cilat protestojnë prej vitesh banorët e fshatrave të Fushë-Bulqizës, të cilët synojnë ta ruajnë këtë ishull të gjelbër nga sharrat e një kontrate koncesionare. Nga maja “Guri i Vashës” – një ndër pikat më të larta në Bulqizë e rrethuar me pyje Ahu dhe e pasur me burime uji, me sy të lirë mund të dallohet lehtë nga një krah pyjet e prera e më pas të djegura rreth “Liqenit të zi” të Valikardhës dhe në krahun tjetër pyjet e ruajtura dhe plotë gjelbërim në fshatrat e Fushë Bulqizës.

Rrjeti i amortizuar i ujit të pijshëm rrezik për shëndetin e banorëve të Bulqizës

Bulqiza përveç pasurisë nëntokësore të kromit është e rrethuar edhe nga burime të shumta ujore, por qyteti përballet me orë të zgjatura të mungesës së ujit të pijshëm. Në vitin 2013-të nisën punimet për sistemimin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm të lagjes së vjetër në Bulqizë, investim i cili e çoi deri në 12 orë furnizimin me ujë. Por që shumë shpejt orari i furnizimit me ujë u shkurtua. Sot nuk kalon më shumë se 7 orë në ditë, kjo për shkak të punimeve me cilësi të ulët që janë bërë në rrjet dhe ndërhyrjeve të jashtëligjshme.

  • 1
  • 2