burime ujore

Java e ujit në Shqipëri

Java e parë e Nëntorit njihet zyrtarisht si Java Kombëtare e Ujit, me Vendim të Këshillit të Ministrave datë 10 Shtator 2008. Festimet dhe diskutimet për ujin janë në qendër të vëmendjes së muajit nëntor. Gjatë kësaj jave, specialistët shqiptarë do të kenë mundësi të diskutojnë për ujin në vendin tonë në disa ditë të veҫanta. Qëllimi është promovimi i ҫështjeve që kanë lidhje me sektorin e ujit, si një sektor gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimet në vend.

Panariti në Itali: Mbështetje për administrimin e efektshëm të burimeve ujore

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, gjatë një vizite në Bari, Itali, u takua me Komisionerin e lartë Evropian të Bujqësisë, Phil Hogan. Në qendër të bisedimeve të ministrit dhe komisionerit, ishin ujitja dhe parandalimi i përmbytjeve, si dhe parandalimi i sëmundjeve në bujqësi, të lidhura këto me ndryshimet klimatike. Në një njoftim për shtyp, Ministria e Bujqësisë bën të ditur se ministri Panariti e informoi Komisionerin Hogan, për ndërhyrjet dhe investimet në fushën e ujitjes dhe kullimit, si dhe kërkoi rritjen e mbështetjes nga Bashkimi Evropian në këtë drejtim.

Përshtatshmëri lokale për komunitetet vendore në basenet lumore Drini dhe Drina

Përmbytjet, tërmetet, zjarret në pyje dhe periudhat e gjata të thatësirave kanë ndodhur përgjatë 2016-ës në disa vende të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Serbinë. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në një mënyrë apo një tjetër, po përballen me sfidat se si të përballojnë këto ngjarje ekstreme dhe të papritura. Në shumicën e rasteve, një numër i madh dëmesh ekonomike tregojnë se komunitetet në rajon nuk janë të mire përgatitura për të përballuar këto kriza.

Plani 5-vjeçar për energjinë e rinovueshme, prodhim nga dielli e era

Shqipëria prodhon 100% të energjisë nga burimet ujore, por kjo sasi nuk plotëson të gjithë nevojën e brendshme për konsum, e cila kompensohet përmes importit. Në një plan, që parashikon sesi do të zhvillohet energjia e rinovueshme në 5 vitet e ardhshme, qeveria ka planifikuar të mbrojë investimet që do të kryhen për të prodhuar energji nga dielli dhe era, për të zbutur varësinë nga hidroenergjia, e cila sot është e ndikuar nga luhatjet e shpeshta të motit. “Për herë të parë parashikohen kapacitete të reja me skema mbështetëse për burimet eolike dhe fotovoltaike.

Sasia e ujit në Tiranë, më e lartë se në Angli

Pas ndryshimit të sistemit ekonomik në vitin 1991, Tirana pësoi ndryshime të mëdha; popullësia e të cilës u rrit disa herë, nga rreth 206/000 banorë në vitin 1984, deri në rreth 1 milion sot. Zona e Tiranës ka veçori natyrore dhe gjeologjike të pasura me ujëra me cilësi të mirë. Para vitit 1988, uji i pijshëm në Tiranë përftohej nga burime nëntokësore dhe puse nëntokësore arteziane, burimet e Selitës dhe Shënmërisë kanë qenë furnizuesit kryesorë të qytetit të Tiranës me ujë të pijshëm.

Sektori i menaxhimit të ujit në Shqipëri, duhet rikonceptuar

Shoqëria civile u takua sot më 16 Korrik 2014, me parlamentarët mbi çështjet emergjente të sektorit të ujit. Në këtë takim të organizuar me Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit, merrnin pjesë përveç deputetëve të të gjitha forcave politike dhe përfaqësues të Kryeministrisë, Sektretariatit Teknik për ujin dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Z. Ylli Manjani. Në takim u mbajt një qëndrim i shoqërisë civile dhe u dorëzua letra e pozicionimit për sektorin e ujit. Fjala e mbajtur në Komision.

Shqipëria po thahet, 20% ujë më pak

Intervistë me inxhinierin hidroteknik të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Klodian Zaimi: Kur flasim për pjesën e hidrocentraleve, problemi më i madh është ai i menaxhimit të integruar. Kjo ka të bëjë me planifikimin e së ardhmes dhe se kujt i shërben më shumë shfrytëzimi, industrisë së asaj zone, bujqësisë, apo prodhimit të energjisë nga një hidrocentral…. Nëse ka diçka që Shqipëria e ka me bollëk në raport me sipërfaqen territoriale që ka kjo është pjesa e burimeve ujore. Por përtej këtij bollëku duket se ajo që na mungon është mirëmenaxhimi.

Somali, 110 persona të vdekur nga uria në 48 orët e fundit

Kryeministri i Somalisë ka njoftuar se 110 persona kanë vdekur në një rajon të vetëm nga uria në 48 orët e fundit, përderisa thatësira e madhe rrezikon jetën e miliona njerëzve në mbarë vendin. Këto janë shifrat e para që qeveria ka njoftuar, që prej se ka shpallur katastrofë kombëtare të thatërsirës ditën e martë, raporton AP. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 5 milionë njerëz në këtë zonë kanë nevojë për ndihmë dhe kanë paralajmëruar për një krizë të madhe të urisë.