burimeterinovueshme

Objektivi për energjinë e rinovueshme, 38% deri në 2020

Shqipëria sëbashku me disa vende të tjera në rajon por jo vetëm ka gjasa të dështojnë në arritjen e objektivit të vendosur për vitin 2020 për energjinë nga burimet e rinovushme. Ato që kanë shanse të mira për të kapur këtë target janë Bosnjë-Hercegovina, Moldavia dhe Mali i Zi. Është ky konstatim i që ka bërë  Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në raportin që iu dorëzua Këshillit të Ministrave të BE mbi progresin e bërë në promovimin e energjisë nga burimet e rinovueshme në rajonin që mbulon ky institucion.