Burrel

Burrel, ujërat e zeza të burgut në rrugët e qytetit, bashkia s'ka fonde

Ujërat e zeza të burgut të Burrelit tmerrojnë banorët e qytetit. Ata thonë se ky shqetësim është prej më shumë se 20 vitesh, por deri tani askush nuk ka vënë dorë për sistemimin e tyre. Lagjja pas muzeut të qytetit të Burrelit është ajo që e vuan më shumë, pasi ujërat e zeza të burgut u futën në oborret të shtëpive dhe nuk kanë mundësi as të hapin dritaret nga era e keqe. Sipas specialistëve të shëndetit, rritja e temperaturave do të shkaktojë shumë problem për banorët e kësaj lagje, ndërkohë që kjo situatë ka qenë e përsëritur edhe vitet e tjera.