bursa

Bursa e parë bujqësore në Shqipëri hapet brenda këtij viti

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u shpreh të hënën se, “bursa e parë shqiptare bujqësore, do të hapet brenda këtij viti në Lushnje, si platforma që do të vendosë Shqipërinë në pozita të favorshme për rritjen e eksporteve dhe perspektivën e zhvillimit”.Gjatë një konference për mediat, ministri Panariti tha se, bursa do të jetë një pikë reference për blerjet e produkteve bujqësore me shumicë, pakicë por edhe eksportet e tyre.“Shumë shpejt do marrim hap pionier në bujqësi, do krijojmë bursën bujqësore shqiptare në Lushnjë.

Shqipëria liberalizon tregun e energjisë

Ju kujtohet kur Shqipëria kishte vetëm një operator telefonik celular? Çmime të larta, shërbim jo shumë cilësor e të githë mallkonin mungesën e një tregu të liberalizuar. Sot, një nga shërbimet që shqiptarët mallkojnë fort është ai i energjisë. Por mesa duket ka lajme të mira. Libralizim i tregut të energjisë. Është nga lajmet mëse të mirëpritura. Krijim i mundësisë për të blerë energji nga furnizues të ndryshëm ashtu siç blen shërbimin e telefonisë celulare nga operatori apo kompania që përmbush preferencat dhe kërkesat e tua.