Bushtrice

Lumi i Bushtricës po betonizohet nga hidrocentralet

Lumi i Bushtricës, një nga dy lumenjtë e vetëm në vend ku praktikohet sporti i raftingut, do të shkatërrohet nga ndërtimi i katër hidrocentraleve. Vitet e fundit, ky lum është kthyer në një pikë turistike të vizituar nga turistët e huaj dhe praktikuesit e sportit të raftingut. Por, vendimi i qeverisë për ndërtimin e katër hidrocentraleve përgjatë rrjedhës së lumit do të shkatërrojë në mënyrë të pakthyeshme rrjedhën e tij, duke larguar turistët.