Butrinti

“National Geographic”: Shqipëria, mes 10 vendeve për t’u vizituar

Butrint, Armenia, Nikaragua, Nepali, Irani, Kosova, Uzbekistani, Shqipëria, Timori Lindor, Gjeorgjia, Tunizia. Në pamje të parë nuk kanë asgjë të përbashkët, janë shtete që shtrihen nga njëri kontinent në tjetrin, por gjithsesi e kanë një të përbashkët. Revista “National Geographic” i përfshin ato në një listë tepër të vyer të vendeve që meritojnë më shumë turistë. Sipas saj, këto janë destinacione të mrekullueshme dhe që do t’iu lënë me gojën hapur. Sa i përket Shqipërisë, “National Geographic” e nis përshkrimin e vendit tonë me faktin që këtu mund të gjesh amfiteatre greko-romake, kisha ortodokse të tejmbushura me ikona, si dhe plazhe të paprekura nga dora e njeriut.

Butrinti pret 170 mijë turistë

Parku Kombëtar i Butrintit, një prej atraksioneve më të rëndësishme turistike në jug të vendit, është duke pritur një fluks masiv vizitorësh shqiptarë dhe të huaj. Siti arkeologjik këtë vit po ofrohet së bashku me Observatorin e Zogjve, Kalanë e Ali Pashës në kanalin e Vivarit dhe Kalanë Trekëndore, por harmonizimi i këtyre aseteve me territorin arkeologjik mbetet ende një sfidë, sipas drejtuesit të parkut, Gjergji Mano. “Për të tretin vit radhazi shkojmë në një vlerë të ardhurash rreth 600 mijë euro. Kishim një buxhet 1 milion euro, të cilat jemi përpjekur që me projekte të ndryshme t’i vendosnim në shërbim të vizitorëve”, deklaroi Mano.

Kuveleshi dhe Butrinti, pjesë e leksioneve në Universitetin e Bristolit si modele të turizmit të qëndrueshëm

Lektorët nga Universiteti i Bristolit qëndruan dy ditë në Nivicë të Kurveleshit dhe u njohën me projektin e zhvillimit rural të turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë si dhe atë të Butrintit. Ata filmuan dy modele shqiptare të menaxhimit të turizmit të qëndrueshëm: krijimin e Parkut të Butrintit si një mundësi për zhvillimin ekonomik të zonave rurale, një model i krijuar dhe administruar nga Drejtori i AKB-së, Auron Tare, si dhe modeli aktual në zonën rurale të Kurveleshit, pak kilometra nga vija bregdetare.

Pas Ksamilit edhe Butrinti, ujërat e zeza vërshojnë në liqen

Në Sarandë vijon odisea e derdhjes së ujërave të zeza në det. Problem këtë radhë është bërë sërish një pjesë e tubacionit me presion të lartë që ka pësuar çarje. Kështu, specialistët e Ujësjellës-Kanalizimeve thonë se tubacionet janë çarë për shkak të cilësisë së dobët nga firma kontraktuese. Derdhja e ujërave të zeza nisi para 15 ditësh kur në Sarandë, u ça tubi i cili dërgon ujërat e zeza tek impianti i përpunimit të tyre dhe si pasojë në liqenin e Butrintit vërshuan ujërat e zeza të cilat ndikuan në ngordhjen edhe të pak midhjeve që i kishin mbijetuar temperaturave të larta.