Bylis

Dëmtimi i qytetit antik të Bylisit, banorët marrin gurë nga parku

Pas shqetësimit të ngritur për dëmtimin e parkut Arkeologjik të Bylisit, Report TV ka udhëtuar në qytetin më të rëndësishëm të Ilirisë së Jugut. I ndërtuar ndërtuar në mesin e shekullit të katërt para krishtit, ky qytet antik sot pret me mijra vizitorë në vit, kryesisht të huaj. Edhe pse me një rëndësi të veçantë për historinë shqiptare, kjo pasuri kombëtare është e ekspozuar ndaj dëmtimeve kryesisht natyrore, por edhe nga dora e njeriut. Shqetësimi më i madh i ngritur për dëmtimin e këtij qyteti ka qenë në Bazilikën C, ku kishin rënë disa gurë, të cilët nga ana e drejtorisë së këtij parkut janë vendosur sërish në vendin e vet.