caj mali

Quksi fillon kultivimin e Çajit të Malit

Pjesëmarrja e grave në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, si dhe në kulturat bujqësore, ka filluar të rritet ndjeshëm vitet e fundit në Qarkun e Elbasanit. Një punë e vazhdueshme ështe bërë nga bordet e shoqatave të përdoruesve të Pyjeve, nga Federata Rajonale e Pyjeve dhe Kullotave Komunale Elbasan, për promovimin e përfshirjes së grave jo vetëm në punë por dhe në organet e vendim-marrjes në të gjitha nivelet. Gratë në zonat e ndryshme rurale kanë problem të përbashkët sepse përfshirja dhe marrja e mendimit të tyre në çështjet e komunitetit, asnjëherë nuk është konsideruar si prioritet nga burrat.