çanta plastike

Montreal po ndalon çantat plastike

Thojuni mirupafshim çantave plastike në Montreal sepse thasët plastikë janë ndaluar në qytet për shkak të dëmeve që i shkaktojnë mjedisit.

Parandalimi i ndotjes, nga 2 prilli qeset plastike me pagesë

Nga data 2 prill, Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që do të nisë reduktimin e përdorimit të qeseve Plastike, duke i vënë një çmim 3 lekë për qeset e vogla dhe 5 lekë për qeset e mëdha. Duke i vlerësuar qeset plastike si ndotëse të mëdha dhe me efekte të parikuperueshme në mjedis, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nënshkroi me përfaqësuesit e shoqatës së supermarketeve kryesore marrëveshjen për kufizimin e përdorimit të qeseve plastike dhe për zëvendësimin e tyre nga trasta.

Vendet e BE duhet të ulin në mënyrë dramatike konsumin e qeskave plastike

Duke marrë parasysh përballjen me burimet e mbetjeve, qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian, duhet që deri në 27 Nëntor 2016 të adaptojnë masat për të reduktuar konsumin e qeskave plastike, dhe të informojnë KE përsa i përket kësaj çështjeje. Kjo është kërkuar nga Direktiva e BE për Qeskat Plastike. Kjo detyron shtetet anëtare të arrijnë këtë duke vendosur çmim për qeset plastike, dhe/ose vendosjen e objektivave kombëtare për reduktimin. Qeveritë kombëtare mund të zgjedhin nga një numër i madh masash për të arritur objektivat e përbashkëta për të cilat është rënë dakort.