çatite e gjelbra

Lulishtja më e re në Tiranë, mbi tarracën e godinës së bashkisë

Lulishtja më e re në kryeqytet është ndërtuar më 19 mars mbi tarracën e godinës së Bashkisë së Tiranës. Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, kjo gjë u bë në mënyrë simbolike të Orës së Tokës, një nismë botërore kundër ndryshimeve klimatike që mbahet çdo 19 mars. Ndaj në bashkëpunim me “Ecovolis”, ka nisur nga godina e bashkisë zbatimi i nismës “Çatitë e gjelbra”, e cila më pas do të shtrihet në gjithë qytetin. Ndër të tjera, kryetari i bashkisë, Veliaj, ka deklaruar se ky projekt synon që t’i vijë në ndihmë gjelbërimit të qytetit.