CEE Bankwatch Network

Studim: Institucionet ndërkombëtare që financojnë HEC-et për "energjinë e gjelbër", kërcënojnë lumenjtë natyrorë në Shqipëri

Korporata Ndërkombëtare Financiare e Bankës Botërore (IFC) është financuesi më i madh i projekteve të hidrocentraleve në zonat e mbrojtura në Shqipëri, sipas një studimi të ndërmarrë nga Riverwatch, EURONATUR dhe CEE Bankwatch Network, të publikuar sot. IFC është mbështetësi kryesor i 4 HEC-eve në zonat e mbrojtura në Shqipëri me kredi dhe shërbime këshilluese me vlerë 139 milionë euro. Përveç kësaj, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka financuar 2 hidrocentrale të vendosura në zona me ndjeshmëri të lartë duke qenë habitate të veçanta për faunën e egër.