central diellor

Kroaci, HEP do të ndërtojë centralin diellor më të madh në ishullin kroat të Cresit

Kompania energjetike shtetërore kroate, HEP po investon rreth 45 milionë kuna (7.1 milionë dollarë amerikanë / 6.1 milionë euro) në ndërtimin e një centrali diellor 6.5 MW në ishullin kroat të Cresit, që do të jetë edhe më i madhi në vend, tha në një deklaratë për shtyp, kompania HEP. Centrali diellor, Orlec Trinket, do të prodhojë 8.5 GWh energji elektrike në vit, e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e 2.000 familjeve, bëri publike kompania HEP, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e tij me autoritetet e qarkut të Primorje-Gorski Kotar dhe manastirin françeskan në këtë ishull.