Cerme

Çarja e argjinaturës së Shkumbinit, situata mbetet e rëndë në Çermë

Vazhdoi edhe në orët e mbrëmjes vërshimi i ujit nga argjinatura e çarë e lumit Shkumbin. Niveli i tij është rritur ndjeshëm, ku në disa vende ka kapërcyer rrugën nacionale Çermë-Divjakë duke kaluar në tokat dhe banesat në krahun tjetër të rrugës. Edhe pse u përpoqën në disa mënyra për ta bllokuar çarjen e argjinaturës, kjo nuk u arrit. Qindra banorë, të cilëve iu janë izoluar shtëpitë nga uji, po përpiqen me të gjitha mundësitë që të shpëtojnë bagëtitë. Ata shprehen se situata po rëndohet dhe do ta kalojnë natën jashtë për të ruajtur banesat e tyre.

Çermë, çahet tubacioni, shpërdorohet uji që furnizon zonën

Në Çermë të Lushnjes, tubi kryesor i ujit të pijshëm që furnizon këtë zonë ka tre ditë që është çarë duke bërë që aty të shpërdorohet uji. I zoti i pronës ku ka ndodhur çarja e bëri të ditur këtë nëpërmjet rubrikës “Ti Raporton”, duke deklaruar se, në lidhje me ngjarjen ka njoftuar edhe autoritetin e Ujësjellësit në qytetin e Lushnjes, por askush nuk ka shkuar për ta parë nga afër gjendjen e aq më pak të nisë punimet për riparimin e tij. Kjo ka shkaktuar edhe përmbytjen e pronës, ndonëse vetë ai ka krijuar kanalizime për ta orientuar atë drejt kanalit kryesor.