certifikim

"Siguria ushqimore, ka mungesë të laboratorëve të certifikuar në vend"

Një nga kapitujt që do të duhet të negociohet për zgjidhje në këto kohë është edhe siguria ushqimore. Ekspertët thonë se kjo është një çështje e rëndësishme, pasi mund të çojë deri në mbylljen e aktiviteteve. Për qeverinë, qëllimi është sigurimi i monitorimit të plotë të zinxhirit nga ferma në tavolinë. Siguria ushqimore është një nga barrierat më të mëdha tregtare për eksportet shqiptare. Nëse ajo do të arrihet të pranohet nga BE-ja, atëherë janë të gjitha shanset për të diversifikuar dhe për të rritur eksportet, si dhe do të ndihmonte ekonominë të orientohej nga përpunimi.

Gjirokastër, çertifikohen 22 guida turistike

22 të rinj nga i gjithë qarku i Gjirokastrës u çertifikuan së fundi prej Drejtorisë së Formimit Profesional në drejtimin “guidë turistike”. Ata, sipas profesor Vladimir Qirjaqit, kanë marrë njohuri bazë nga një program i miratuar nga Ministria e Kulturës. Materiali jep të dhëna bazë me interes turistik mbi historinë, arkeologjinë, zhvillimin ekonomik, kulturor dhe etnografik të territoreve të Gjjrokastrës, Tepelenës e Përmetit.

Mbetjet spitalore, Agasi: Certifikim mjedisor për institucionet publike

Kreu i ISHMP, Ergys Agasi i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të alokojë fond në buxhetin e 2017 për pajisjen me certifikim mjedisor të institucioneve publike. ISHMP ka nisur fazën e dytë, atë të verifikimit për mbetjet spitalore. Nga 749 subjekte në rang vendi që gjenerojnë mbetje spitalore, mbi gjysma e tyre, rreth 450 kanë nevojë për pajisje me mbetje. Sipas Agasit në fazën e dytë të aksionit po inspektohen subjektet që merren me trajtimin e mbetjeve.

Të krijosh habitatin e një bote të egër në oborrin tënd

Qysh prej vitit 1936, Federata Kombëtare e Botës së Egër, në Virginia, SHBA ka punuar gjatë për të ruajtur botën e egër të Virginia-s si dhe të vendeve të tjera. Si pjesë e festimit të 80- vjetorit të kësaj Federate, autorët e blogut të saj shkruajnë se ata po dëshmojnë momente të rëndësishme në historinë e tyre që vazhdojnë të kenë ndikim edhe sot. Kopshtaria për jetën e egër është një nga mënyrat më të lehta për të tërhequr dhe për të ndihmuar gjallesat në zonën tuaj, vijojnë ata.

Zvicra hap rrugën e saj për guidat turistike shqiptare të certifikuara

Për herë të parë do të sanksionohet me ligj certifikimi dhe standardizimi i guidave turistike. Ky proces parashikohet të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm, kohë në të cilën do të miratohen edhe aktet nënligjore të ligjit të ri të turizmit. Ekspertët e turizmit shprehen se zhvillimi i këtij profesioni do të mund të ndihmojë në krijimin e më shumë vendeve të reja të punës, si dhe në promovimin e veçantive lokale të zonave të turizmit. Në më pak se një vit është rritur ndjeshëm interesi i të rinjve për të qenë një guidë profesionale turistike.