ciklizem

Biçikleta i bën mirë shëndetit

Biçikleta u bën mirë të gjithëve dhe ka një mori avantazhesh për gratë. E rëndësishme është që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ngitet mirë. Më poshtë mund të lexoni këshillat për avantazhet dhe disavantazhet e saj.

Të mirat e çiklizmit

Të mirat e biçikletës janë të shumta, sidomos ato psikologjike. Është kënaqësi e madhe t’i japësh biçikletës në ajër të pastër, duke shmangur gjithmonë zonat me trafik.

Këmbësorët në korsitë e biçikletave bëjnë një vesh shurdh ndaj zileve të çiklistëve

Ndërsa Tirana përpiqet të nxisë mënyrat e gjelbra të transportit duke shtuar korsitë e biçikletave, qarkullimi për të gjithë përdoruesit e dyrrotakëve në kryeqytet mbetet një sfidë. Ndarja e rrugës me makinat përbën një rrezik më vete për shkak të pakujdesisë së shpeshtë të shoferëve, parkimit buzë rrugës ku kalojnë biçikletat dhe hapjes së papritur të dyerve. Po aq pengesë për çiklistët në Tiranë janë këmbësorët të cilët ndonëse e dinë se korsia me tulla të kuqe i takon biçikletave, vendosin të ecin në të si alternativë ndaj trotuarit të populluar.

Studimi, biçikleta ul rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës

Nëse dëshironi të jetoni më gjatë, të ulni rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, atëherë bëni mirë të përdorni sa më shumë biçikletën. Studimi më i madh mbi këtë çështje lidh përdorimin e dy-rrotakut me uljen me pothuajse 50 për qind të rrezikut të prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. “BBC’ thotë se studimi 5-vjeçar, ku u përfshirë 250 000 britanikë, po ashtu tregoi se ecja kishte shumë të mira në krahasim me përdorimin e shërbimit publik apo makinën personale.

Turizmi i çiklizmit, zvicerianët eksplorojnë vendin tonë

Tobi Gessler, zvicerian i cili jeton dhe punon në Shqipëri, përmes blogut të tij ka arritur që të bëjë atraktive një tjetër fushë të turizmit shqiptar, atë të çiklizmit. Duke ftuar tërheqjen e të tjerë sport-dashësve, shqiptarë dhe të huaj, kanë nisur organizimet e tureve të çiklizmit në zonat rurale të vendit tonë. Gessler tregon për një gazetë zviceriane se fokusi I tij është që të sjellë sa më shumë të huaj që të eksplorojnë vendet në Shqipëri, sipas të cilit janë ndër më të mirat për turizmin e çiklizmit. “Të gjithë të apasionuarit e çiklizmit jashtë duhet të eksplorojnë Shqipërinë.