ciklon

Australi, cikloni Debbi lë nën ujë hapësira sa sipërfaqja e Teksas-it

Stuhia e fuqishme që përfshiu Australinë disa ditë më parë ka lënë pas dëme kolosale dhe hapësira të përmbytura të barabarta me shtetin e Teksasit. Cikloni Debbi ka shkaktuar 3 të vdekur dhe ka lënë pa strehë me mijëra njerëz pasi hapësirave të përmbytura do tu duhet një kohë e gjatë për tu tharë. Ekipet e emergjencave dhe ushtria janë duke punuar për të normalizuar furnizimin me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike. Kryeministrja e Kuinsland Annastacia Palaszczuk ka thënë Australisë do ti duhen muaj për rindërtim. Dëmet llogariten në qindra miliona dollarë dhe rreziku ende nuk është larguar pasi cikloni mund të kthehet sërish.

Australi, mijëra të evakuuar nga cikloni “Debbie”

Banorët e zonave veriore bregdetare në krahinën Queensland në Australi kanë nisur të përgatiten për superstuhinë që po i drejtohet qyteteve të tyre, ndërsa raportohet se me mijëra janë evakuuar. Cikloni “Debbie” është vërsulur me furi drejt brigjeve australiane dhe pritet që të mbërrijë në Queensland të martën në mëngjes. Banorët në qytezën Airlien Beach nisën të mbushin thasët me rërë dhe të izolojnë dritaret e godinave, ndërsa fqinjët e tyre në qytezat e Townsville dhe Bowen tashmë kanë lënë pas gjithçka që kishin, për t’i shpëtuar furisë së stuhisë.

Zelandë e Re, stuhia dhe dëbora përfshijnë vendin

Banorët në Zelandën e Re po përballen me erëra të dhunshme, rrebeshe e deri reshje dëbore, që kanë shkaktuar edhe probleme në fluturime e ndërprerje të energjisë elektrike. Shteti-ishull i Paqësorit Jugor u godit nga erëra që mbërrinin shpejtësinë 160 km në orë. Mbi 10 mijë banesa e biznese mbetën pa energji elektrike, një sërë autostradash u mbyllën e tragetet u pezulluan prej dallgëve të larta. Zelanda e Re është përballur me një përkeqësim të ndjeshëm të motit këto muajt e fundit.