cilesia e ajrit

‘Air Near’, aplikacioni i adoleshenteve që ju tregon nivelet e ndotjes së ajrit

Tre vajza nga qyteti ukrainas Zaporizhia donin të mësonin kodimin kompjuterik. Ata gjithashtu e dinin se ndotja e ajrit ishte problemi më i madh me të cilin përballej qyteti dhe ishin të vendosura për të gjetur një mënyrë për të trajtuar këtë çështje. Në nxitjet e mësuesve të tyre, ata morën pjesë në konkursin e “Technovation” (teknologjinë novatore), një konkurs ndërkombëtar që inkurajon vajzat për të mësuar kodimin kompjuterik dhe për të përdorur njohuritë për të trajtuar çështje specifike në komunitetet e tyre, që kanë ndikim global.

“Dieselgate” ka shkaktuar vdekjen e 5,000 personave në vit

Skandali ”Dieselgate”, ku u përfshinë rreth 100 milionë automjete në Evropë, ka shkaktuar vdekjen e 5 000 personave në vit. Sipas një hulumtimi të realizuar nga Instituti Norvegjez i Meteorologjisë dhe i Analizës së Sistemeve të Aplikuara (IIASA), theksohet se për shkak të skandalit “Dieselgate” është vërejtur një rritje e konsiderueshme në normat e vdekshmërisë në Evropë. ”Të paktën 10 mijë vdekje të parakohshme të foshnjave në Evropë kanë lidhje drejtpërdrejtë me ‘Dieselgate”, thotë IIASA.

80 % e makinave në Shqipëri, rrezikojnë të mos e kalojnë testin e kolaudimit

Rreth 80 % e makinave që qarkullojnë në Shqipëri rrezikojnë të mos e kalojnë testin e kolaudimit. Kjo, si pasojë e hyrjes në fuqi të normave të reja për shkarkimin e gazeve. Parlajmërimin e ka dhënë Përgjegjësja e Sektorit të Ajrit, Ndryshimeve Klimatike dhe Kimikateve në Ministrinë e Mjedisit, Laureta Dibra. “Nga komunikimi që ne kemi pasur me kompaninë SGS bëhet fjalë që sot rreth 80 % e automjeteve në treg nuk e kalojnë këtë test”, u shpreh ajo në komisionin e Jashtëm. Masat e reja të shkarkimit të gazrave janë vënë nga Ministria e Transporteve.

Ajri i ndotur në Prishtinë shkaktar për sëmundjet e shumta të qytetarëve

Muajt e fundit është vërejtur se ndotja e ajrit në Prishtinë ka kaluar parametrat e lejuar. Nga monitorimi i fundit i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit përmes “Indeksit të cilësisë së ajrit” Prishtina klasifikohet në kategorinë e tretë të ndotjes së ajrit, saktësisht në parametrat 151 deri në 200, me vlerën 157 të PM2.5, që paraqet nivelin e cilësisë së ajrit si të pashëndetshme. Antigona Ukaj-Haxha, specialist i shëndetit publik në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tha se efektet akute dhe kronike të koncentrimit të ndotësve të ajrit që ndikon shumë në shëndetin e qytetarëve.

Ajri i pastër kur s’ka makina, matjet në ditët e pushimit dhe të ftohtit

Ato çfarë po dëmtojnë mushkëritë e banorëve të kryeqytetit, janë grimcat që thithin çdo ditë nëpërmjet ajrit të shkaktuar nga karburanti i automjeteve që qarkullojnë çdo ditë në rrugët e Tiranës. Bashkia e Tiranës ka monitoruar ndotjen e ajrit në ditë të zakonshme me trafik, por dhe në ditët e para të janarit, ku qytetarët ishin pushim dhe vlerat zbresin nga 90 mikrogram për metër kub në 30 mikrogram. “Bëhet fjalë për vlerat e PM10. Vlerat në ditë normale shkojnë edhe në 90, ndërsa në ditët e pushimit apo në ditët e ngricave këto vlera shkuan edhe në 30 mikrogram”, shprehet Diana Mile, drejtoreshë e planifikimit të politikave të mjedisit.

Ajri që po na vdes! Specialistët ngrenë alarmin, shifra të frikshme të personave të prekur nga kanceri

Nga viti në vit rritet numri i personave të prekur nga sëmundjet pulmonare dhe ato malinje. Mbi 650 persona në vit paraqiten për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa në rang vendi 166 persona për 100 mijë banorë, humbasin jetën për shkak të ajrit të ndotur. “Nga viti në vit ka një rritje të numrit të rasteve të pacientëve që diagnostikohen me sëmundje kronike të rrugëve respiratore, por edhe me kancer pulmonar. Relativisht rreth 50 raste më shumë nga 2015 -ta në 2016 -ën.”

AKM publikon rezultatet e monitorimit të ndotësve të ajrit në Berat

Ka shumë burime të ndotjes së ajrit në Shqipëri dhe sektorët kryesorë kontribues janë ai i transportit, industria, bujqësia, përdorimi shtëpiak i produkteve, si dhe ngrohja. Të gjithë këta sektorë çlirojnë një shumëllojshmëri ndotësish, si: lëndë e ngurtë e grimcuar, gaze, metale të rënda, si dhe substancë organike volatile. Ndotja e ajrit është një përzierje komplekse me shumë komponentë toksikë që rrjedhin nga djegia e lëndëve djegëse fosile për transportin, prodhimin e energjisë, dhe aktivitete të tjera njerëzore.

Alarmi i OBSH: 92 % e njerëzve në botë thithin ajër të ndotur

Nëntë nga dhjetë njerëz në planet thithin ajër të ndotur, bën me dije Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sipas shifrave të reja, rreth 92 për qind e popullsisë jeton në vende ku ndotja e ajrit tejkalon limitet e OBSH-së dhe ky fakt kontribuon në kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru. Rreth tre milionë vdekje në vit lidhen me ndotjen e ajrit në ambient të hapur. Kur kësaj i shtohet edhe ndotja e ajrit në ambient të mbyllur, atëherë një në nëntë vdekje lidhet me ajrin e papastër, tha OBSH-ja.

Autobusi i parë elektrik, Kombinat - Kinostudio

Një autobus urban elektrik për herë të parë do të testohet në linjën Kombinat-Kinostudio për të parë mundësinë e aplikimit të këtij mjeti në transportin e kryeqytetit. Kompania polake e autobusëve ka shprehur interes për këtë risi, ku pas testimeve dhe funksionalitetit konkrete në rrugë, do të dalin edhe kostot të cilat do të shqyrtohen nga bashkia e Tiranës në vendimmarrjen finale. “Është një kompani polake ‘Solaris’ e cila ka gat 35% të tregut sot të autobusëve elektrik në Europë që ka shprehur interesin për të sjellë një autobus për të bërë testimet e radhës.

Bashkia e Sofjes porosit 20 autobusë elektrikë

Bashkia e Sofjes ka filluar procedurën për blerjen e 20 autobusëve elektrikë gjatë kësaj jave. Ky hap u njoftua nga kryetarja Yordanka Fandakova në mediat sociale. Në deklaratë u pohua se dokumentet e kërkuara për blerjen do të dorëzoheshin në fillim të tetorit. Fandakova tha se shpreson që disa prej autobusëve të porositur të mund të dorëzohen në 2018-ën. Një autobus elektrik i prodhuar nga kompania polake Solaris do të vendoset në provë në Sofje gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, tha kryetarja.

Bashkia e Tiranës ul nivelin e ndotjes së ajrit me 15% krahasuar me 2015-ën

Për të gjithë banorët e qytetit të Tiranës, në javën evropiane të lëvizshmërisë, vjen një lajm i mirë për cilësinë e ajrit. Nga të dhënat e kryera nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në tre stacione të ndryshme të kryeqytetit, rezulton se ndotja e ajrit është ulur me 15% krahasuar me vitin 2015. Mbi përmirësimin e cilësisë së ajrit kanë ndikuar një sërë faktorësh që kanë të bëjnë me politika të ndërmarra nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Britani: Gjykata e Lartë urdhëron Qeverinë të shpjegojë vonesën e publikimit të planit për ajër të pastër

Qeveria britanike është urdhëruar nga Gjykata e Lartë të shpjegojë kërkesën e saj të fundit për të vonuar publikimin e planit të ajrit të pastër. Politikanët dhe grupet mjedisore janë ankuar që ministrat janë “duke u fshehur pas zgjedhjeve”, pas deklaratës së tyre se nuk mund të publikonin propozimet, për shkak të periudhës parazgjedhore. Gjykata e Lartë tha të martën se ishte caktuar një seancë e re ditën e së enjtes, ku ministrat do t’ju duhet të mbrojnë kërkesën e tyre. James Thornton, drejtori ekzekutiv i avokatëve mjedisorë ClientEarth, të cilët fillimisht ngritën çështjen kundër qeverisë, thanë se do të prezantonin përgjigjen e tyre në seancën dëgjimore të enjten.

Cilësia e ulët e karburanteve, shkak madhor për ndotjen

Lënda djegëse që qarkullon në vend është e një cilësie të ulët. Ministri i Mjedisit tha se duhet të rritet kontrolli ndaj këtyre subjekteve dhe nuk duhet të lejohen në qarkullim automjetet e vjetëruara, të cilat nuk janë të pajisura as me katalizator. “Ne jemi koshient, kemi problematikë kryesisht me cilësinë e lëndës djegëse dhe kjo ngelet dhe një nga sfidat më kryesore, cilësia e lëndës djegëse dhe jetëgjatësia e mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri.

Dita pa makina - A e rrit cilësinë e ajrit?

Sot më 22 shtator Shqipëria i bashkohet, si çdo vit, Ditës Botërore pa Makina. Një sërë shtetesh përreth globit, morrin pjesë në iniciativën e Ditës pa Makina. E organizuar për herë të parë jozyrtarisht në vitin 1994, iniciativa u adoptua nga Komisioni Evropian në vitin 2000. Bogota, kryeqyteti i Kolumbisë, e themeloi Ditën Pa Makina nëpërmjet referendumit publik dhe këtë vit kremtoi 15 vjetorin e nismës duke miratuar kufizime madje edhe mbi motoçikletat.

Gjendja e mjedisit në Kosovë, katastrofë

Në Ditën Botërore të Mjedisit shumë organizata joqeveritare organizojnë fushata të ndryshme për ndërgjegjësimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit. Por, gjendja në terren vazhdon të jetë e njëjtë, raporton KTV. Drejtues të këtyre organizatave thonë se institucionet nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar këtë gjendje. Përkundër faktit që Qeveria ka miratuar ligje e udhëzime administrative të shumta për ruajtjen e mjedisit në Kosovë, ai vazhdon të jetë mjaft i ndotur. Nëse duam rezultate, ato ligje duhet t’i zbatojmë në praktikë, thotë Zeqir Veselaj.

Identifikimi i ndikimeve negative në zonat e mbrojtura dhe problematikat e menaxhimit të burimeve natyrore të tyre

Shoqata për zhvillim mjedisor e social “ILIRIA” si pjesë e rrjetit “Për Mbrotjen e Natyrës” në Shqipëri po vazhdon turin e bashkë bisedimeve me grupet e interest në territoret që përfshijnë dy zona të mbrojtura: “Parku Kombëtar Dajt” dhe Peisazhi I Mbrojtur “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh”.Deri tani janë realizuar tre takime në Zall-Bastar, Linzë dhe Shëngjergj me ndërmjetësinë e administratës së njësisë Vendore, në bashkëpunim me AdZM-Tiranë shoqatat lokale të përdorimit të pyjeve si dhe banorë e përfaqësues biznesesh.

India zëvëndëson makinat duke i kthyer ato të gjitha në elektrike

India do të zëvëndësojë makinat duke i kthyer ato të gjitha në elektrike për të reduktuar ajrin e ndotur që po vret miliona njerëz. Çdo makinë në Indi do të vihet në përdorim me anë të energjisë elektrike deri në vitin 2030 sipas një programi të zbuluar nga ministri i energjisë së vendit. Ky program synon të ulë koston e importimit të karburanit dhe kosto më të ulëta për drejtuesit e automjeteve. “Ne do të paraqesim automjetet elektrike”- tha ministri i qymyrit dhe minierave, Piyush Goyal. “Ideja është që deri në vitin 2030 në vend nuk duhet të shitet fare benzinë dhe naftë.”

Ja autobusi elektrik që do të testohet në rrugët e Tiranës

Brenda pak javëve, Bashkia e Tiranës do të fillojë në rrugët e kryeqytetit testimet për autobusët 100% elektrikë, fillimisht me një autobus Solaris Electric Urbino 12 metra, që është shpallur autobusi i vitit për 2017. Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, se nëse ky test do të rezultojë i suksesshëm, Bashkia do të pilotojë më pas një linjë 100% me autobusë elektrikë. “Për pak javë, do të fillojnë testimet për autobusët 100% elektrikë, fillimisht me një autobus Solaris Electric Urbino 12 metra dhe pastaj edhe me kompani të tjera që kanë pranuar ftesën tonë për të testuar Tiranën.

Keqmenaxhimi në sektorin e transporteve, faktor kryesor për ndotjen e ajrit

Kushtet e jetesës së njeriut janë direkt të varur nga ekosistemi në të cilin ai jeton, kështu që ruajtja dhe mbrojtja e tij, janë tejet të nevojshme për të siguruar një cilësi jete të qëndrueshme për gjeneratat e tashme dhe të ardhme. Referuar statistikave të fundit nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria renditet si një ndër 5 vendet më të ndotura në botë, duke lënë pas vende si Kina, Bosnjë Hercegovina etj, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre alarmin për pasojat që ka kjo ndotje në shëndet, ku raportohet se në Shqipëri për 1000 banorë çdo vit vdesin 166 persona si pasojë e kësaj ndotjeje.

Korsitë e biçikletave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe “Zogu i Parë” – Bashkia hap garën për ndërtimin e 1.5 kilometrave

Tiranës do të shtohen së shpejti edhe 1.5 kilometra korsi biçikletash përgjatë dy bulevardeve kryesore të qytetit, atij “Zogu i Parë” dhe “Dëshmorët e Kombit”. Bashkia e Tiranës ka hapur tashmë garën për subjektet që do të realizojnë këto projekte dhe afati për propozimin e ofertave është data 24 Gusht. Korsitë e dedikuara të Biçikletave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të ndërtohen në të dy anët e tij, aty ku aktualisht pjesa e rrugës është e vijëzuar dhe e përcaktuar si rrugë për çiklistë.