cilesia e karburantit

Abuzimi me karburantet, gjobiten 80 subjekte

Inspektorati Shtetëror Teknik (ISHT) ka gjobitur 80 subjekte per mungese te dokumentacionit dhe tregtim te karburantit jashtë standardeve, gjatë inspektimeve të kryera ne muajin shkurt. Në një njoftim për shtyp të këtij institucioni bëhet me dije se në total janë ushtuar 700 kontrolle në gjithë vendin dhe janë mbajtur akte bllokimi, ndalimi apo konstatimi për 332 subjekte. Gjobat e shkurtit vlerësohen të jenë rreth 37 milionë lekë. Inspektorati Shtetëror Teknik, bën të ditur se do të vijojë inspektimet dhe kontrollet në tregun e karburanteve në të gjithë vendin.

Abuzojnë në cilësinë e karburantit, u hiqet licenca 40 subjekteve

Inspektorati i Shtetëror Teknik dhe industrial ka propozuar revokimin e licencës për 40 subjekte të tregtimit të hidrokarbureve. ISHTI e ka propozuar zyrtarisht revokimin e licencave, të cilat kanë humbur kushtin e kapacitetit depozitues si detyrim ligjor i përcaktuar. Ligji përcakton se impiantet e depozitimit të gazit të lëngshëm, të naftës duhet të jenë me kapacitet të instaluar 500 m3. Për licencën e llojit “C”. Kapaciteti depozitues duhet të jetë jo më pak se 50 m3 deri në 1000 mijë m3. Njësitë e shitjes me pakicë duhet se nuk i kanë respektuar kriteret e depozitimit.

Durrës, fushatë ndërgjegjësimi mbi cilësinë e ujit të detit

Në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit mbi cilësinë e ujit të detit, sot (15 shtator) Qendra e Informimit e BE-së Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik Durrës monitoruan cilësinë e ujit të detit në Gjirin e Lalëzit. 5 mostra në 5 pika të ndryshme u morën sot në këtë zonë. Fushata e monitorimit synon të ndërgjegjësojë në mbajtjen pastër të plazheve dhe përmirësimin e cilësisë së ujit të detit.

Gjobiten 11 karburante, mungon cilësia dhe dokumentacioni

Inspektorati Shtetëror Teknik ka gjobitur 11 karburante në të gjithë vendin. Gjobat janë vënë për mungesë dokumentacioni, apo për mosplotësimin e kritereve që kanë të bëjnë me cilësinë e tregimit të naftës dhe benzinës. Gjobat variojnë nga 50 deri në 150 mijë lekë të reja. “Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin qershor 2017.

Gjobiten 19 karburante, nuk plotësonin kushtet

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka gjobitur 19 karburante gjatë muajit mars. ISHTI bën me dije se gjobat janë vendosur për mungesë cilësie por edhe për mungesë dokumentacioni. Në total ISHTI ka vendosur 7.2 milionë lekë gjoba. “Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin Mars 2017.

Kosovë: Alarm nga nafta e rrezikshme, bllokohen 40 maune

Më shumë se 1 milionë litra naftë e cilësisë shumë të dobët gati prej një jave është bllokuar në Terminalin Doganor në Morinë, pasi nga analizat e bëra në laboratorin e Doganës, si dhe në dy laboratorë privatë të akredituar në Kosovë, ka rezultuar se nafta në fjalë nuk i plotëson kriteret e parapara në vendin tonë. Por, pavarësisht se në tri analizat e bëra në vendin tonë, nafta në fjalë ka dalë të jetë jashtë parametrave, me insistimin e pronareve të kompanive, të cilëve u është bllokuar nafta, Dogana i ka dërguar mostrat për superanalizë në Maqedoni, e ku ka dyshime të manipulimit të tyre.

Nafta me squfur, rrezik i lartë në Shqipëri

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka bllokuar rreth 10 milion litra karburante jashtë standarteve. Drejtoresha e këtij institucioni, Ejana Xhixha, bën me dije se gjatë 2015 janë bllokuar edhe 95 subjekte të cilat nuk përmbushnin kriteret e vendosura në ligj. Ndërkohë përsa i përket shqetësimeve të ngritura nga qytetarët se shumë automjete nuk kalojnë testin e shkarkimit të gazrave për shkak të cilësisë së karburantit, Xhixha deklaron se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ankesë zyrtare në lidhje me këtë çështje.

Në Kosovë s’ka kontroll për cilësi të naftës

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se në Kosovë sfidë mbetet moskontrollimi i cilësisë së naftës pasi, sipas tij, as dy për qind e saj nuk është kontrolluar. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Berjani ka kritikuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë sa i përket cilësisë së naftës dhe dhënies së licencave të kompanive. Ai ka thënë se në këtë drejtim MTI-ja nuk ka bërë asgjë. “Problemet qëndrojnë tek Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, ka thënë ai. Berjani ka bërë me dije se naftëtarët në Kosovë përballen me sfida të ndryshme. Ai e ka ftuar MTI-në të ndërmarrë masa për parandalimin e kontrabandimit apo shitjes së naftës në pjesën e veriut.

Pse gazoili jonë mjeron makinat dhe xhepat tanë?!

Prej kohësh debatonim me një koleg nafte lidhur me çmimin e karburantit në treg, se Shqipëria është i vetmi vend në krahasim me vendet fqinje, -jo i thosha unë, i vetmi vend në rajon, -jo prapë unë, atëherë në Europë o profesor, -jo more djalë, jo, e po në botë, -eee kështu po, që ka çmimin më të shtrenjtë se edhe kryeqyteti i luksit europian, vetë Luksemburgu. Në pamje të parë duket se ndonjëherë çmimet andej, edhe janë disa cent deri një euro më lart, por nëse llogarisim se si ky shejtan i zi shqiptar i merr pak e nga pak ymrin si makinës dhe të zotit.

Rregullat e reja të kolaudimit të makinave nisën të zbatohen prej 1 korrikut

Prej 1 korrikut në Shqipëri kanë nisur të zbatohen normat e reja të kolaudimit të automjeteve. Këto rregulla kanë të bëjnë me forcimin e kritereve për shkarkimin e gazeve, për t’i përafruar ato me normat e Bashkimin Evropian. Tani, norma e lejuar e shkarkimit të gazeve do të jetë 20 % më e ulët. Për makinat e vjetra, norma do të jetë më e lartë. Nëse mjetet motorike nuk e kalojnë testin e shkarkimit të gazeve pronarët mund të kërkojnë ripërsëritjen e tij. Në të kundërt do të duhet t’i drejtohen mekanikut për të zgjidhur problemin.

Rritje e cilësisë së naftës në Kosovë

Qytetarët e Kosovës çdo vit e më shumë po rrisin përdorimin e automjeteve. Me këtë rritet edhe kërkesa për të importuar më shumë derivate të naftës. Megjithë që ligjet dhe instrumentet që konsiderohen të mira në Kosovë për të kontrolluar derivatet e importuar, Shoqata e naftëtarëve të Kosovës, ka kërkuar që të shtohet kontrolli që çon në përmirësimin e kualitetit të naftës. Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, nëse bëhet kontrollimi i naftës mund të krijohet një tregti e barabartë dhe një ekonomi më e sigurt në vend.

Shqipëria në botën e tretë edhe për cilësinë e karburanteve

Në një kohë kur vendet e Evropës Lindore ngrenë zërin se produktet që hyjnë në vendet e tyre janë të një cilësie skandaloze në krahasim me ato të vendeve të Evropës Perëndimore, Shqipëria ndodhet në botën e tretë, jo vetëm për cilësinë e produkteve të importit që konsumon, por edhe të ajrit që hyn në mushkëri. Shifrat e raporteve të fundit të Agjensisë Evropiane të Mjedisit flasin për mbi 2000 vdekje në vit në Shqipëri nga ndotja e ajrit gjatë vitit të kaluar. Dhe a e dini se cili faktor ndërhyn fort tek kjo ndotje? Cilësia e ulët e karburantit është një arsye madhore.

Zbardhet Raporti i AKM/ Asnjë karburant brenda standarteve

Inspektoriati Qendror Teknik ka analizuar për rreth një vit cilësinë e karburanteve në tregun shqiptar të pakicës, duke arritur në përfundimin se në asnjë rast, asnjë nga kampionet e marra nga pikat e tregtimit, qoftë gas oil apo benzinë, nuk i përmbushte normat e përcaktuara në ligj. Në raportin e zbardhur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në nëntor 2014 mësohet se, nga 164 kampione të analizuara, që të gjitha kanë pasur përmbajtje të lartësqufuri, pjesa dërmuese e tëcilave mbi pesë herë më të lartë se norma e lejuar. Në raport theksohet se janë analizuar 122 kampione nafte (gaz oil).