cilesia e ujerave

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka realizuar hartografimin e vlerësimit të ndryshimit të cilësisë së ujërave te lumenjve per vitet 2014-2015

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka realizuar hartografimin e vlerësimit të ndryshimit të cilësisë së ujërave të lumenjve për vitet 2014-2015. Rrjeti i monitorimit të lumenjve kryesore në Shqipëri bëhet përmes 34 stacioneve të monitorimit të shpërndarë në 6 basenet kryesore.

1- Drini

Viti 2014 krahasuar me vitin 2015 ka patur përmiresim në 3 stacione, në 1 stacion eshte e pandryshuar dhe kemi përkeqësim nga “e mirë” në “e moderuar” në 1 stacion.

2- Mati

Beqiri prezanton cilësinë e ujërave në plazhe

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, prezantoi cilësinë e ujrave në plazhet e vendit. Beqiri u shpreh se në monitorim janë 102 pika në 20 plazhe. Nga këto, 99 pika janë me cilësi shumë të mirë të ujrave larës. “Cilësia e ujrave larës shfaqet problematike në 3 pika, sidomos në vijën bregdetare. Në Durrës janë 21 pika në monitorim, përkeqësim nga viti 2016 në dy pika. Për herë të parë, plazhi i Palasës hyri në monitorim”, deklaroi Beqiri. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit theksoi se “pushteti lokal është ende shumë larg punës që duhet të bëjë” dhe se “nuk ka marrë asnjë masë”.

Cilësia e ujërave të larjes, shqetësim për shëndetin publik

Cilësia e ujërave të larjes është shqetësuese për shëndetin publik, duke qënë se noti në plazhe ose në liqene ku lejohet larja, të cilat mund të jenë të ndotur me bakterie fekale, mund të rezultojë në sëmundje. Burimet madhore të ndotjes, përgjegjëse për bakteriet fekale janë ujërat e zeza dhe ato kulluese nga fermat dhe tokat bujqësore. Një ndotje e tillë rritet gjatë shirave të rëndë dhe përmbytjeve, kur ndotja mbartet në lumenj dhe dete, dhe vjen si rezultat i rrjeteve rrjedhëse të kanalizimit. Përveç cilësisë së mirë të ujit për larje, uji i pastër dhe i pandotur është i nevojshëm për ekosistemet tona dhe për mbështetjen e aktiviteteve ekonomike të tilla si turizmi.

CILESIA E UJIT TE UJITJES DHE IMPAKTI NE JETEN E FERMEREVE

Qëndra për Menaxhimin Agromjedisor dhe Ekonomik (AEEM CENTER), nëpërmjet një pune 1 vjecare mbështetur nga BE nepërmjet "Organization for Respect and Care of Animals" – ORCA, në kuadër të tematikës “Bujqësi e Qëndrueshme, Ballkan i Qëndrueshëm” ka realizuar nje studim mbi cilësinë e ujit të Lumit Shkumbin dhe kanaleve vaditëse qe ai furnizon; Peqin -Kavajë dhe Naun Panxhi.

Durrës, punimet për kolektorin drejt fundit; jo më shkarkime në det

Në plazhin e Durrësit vijon puna për lidhjen e qindra godinave dhe bizneseve me kolektorin kryesor, për të shmangur përfundimisht derdhjen e ujërave të zeza në det. Sipas ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, investimi prej 7.8 milionë eurosh për ndërtimin e rrjetit dytësor dhe tretësor të kanalizimeve të ujërave të zeza në Plazhin e Durrësit, nga Ura e dajlanit në Plepa, po shkon drejt fundit. Aktualisht ka përfunduar lidhja e të gjitha banesave dhe bizneseve nga ana e detit, ku nuk ka shkarkime të ujërave të zeza në det.

Durrës: Rrjeti i organizatave ECIM, shpalos sugjerimet dhe zgjidhjet për problemet mjedisore

Ditën e martë, më 12 shtator, në Bashkinë Durrës, u zhvillua një takim i kërkuar nga rrjeti i organizatave ECIM. Në fokus të këtij takimi ishin problemet mjedisore që shfaqen sot në Durrës. Përfaqësuesit e organizatave shpalosën problemet mjedisore përpara zyrtarëve të bashkisë ku dhe u diskutuan se si mund të zgjidheshin. Problematikat ishin të shumta, por u veçuan si më të rëndësishme mos pastrimi i qytetit gjatë sezonit të verës dhe djegia e tyre në vendgrumbullim. Gjithashtu dhe cilësia e ujit në det dhe hedhja e mbetjeve përgjatë kanaleve dhe lumenjve.

Egjipti bashkon autoritetet dhe ekspertët e çështjeve të ujit

Seminari Rajonal mbi Përpunimin dhe Shkëmbimin e të Dhënave për burimet ujore, hapi siparin e tij më 22 Nëntor në Kajro, Egjipt dhe do të vazhdojë punimet deri më datë 24 Nëntor 2016. Në kuadër të aktiviteteve të projektit Water POrT për ngritjen e kapaciteteve për Mbrojtjen e Burimeve Ujore, seminari ka mbledhur sëbashku aktorët e fushës që merren me të dhënat për burimet ujore, duke përfshirë autoritetet për mjedisin dhe ujin, ekspertë, kërkues dhe palë interesi përgjegjëse për raportimin dhe shkëmbimin e të dhënave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Higjena në zonat turistike

Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë ka nisur kontrollin e të gjithë subjekteve që ofrojnë shërbime për pushuesit në bregdetin shqiptar. Respektimi i kushteve higjieno-sanitare është një nga standardet kryesore për sigurinë e qytetarëve që pushojnë në brigjet e ujërave detare e liqenore të vendit tonë. Gjatë një inspektimi në plazhin e Durrësit, kryeinspektori Eltar Deda tha se ndryshe nga vitet e kaluara ka një përmirësim të higjienës në zonat bregdetare, duke nisur që nga cilësia e ujërave.

Kanalizimet e ujërave të zeza në Lumin Drin, makthi i qytetarëve

Lumi Drin është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe në lumin e Bunës, degë që u formua pas një përmbytjeje në shekullin XIX. Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë, dhe Drinit të Zi që buron nga Shën Naumi, Maqedoni. Për shkak të liqeneve artificial të krijuar, si ai i Fierzës, Komanit, e Vaut të Dejës, një pjesë e Drinit është bërë i lundrueshëm. Megjithatë, përmbytjet në zonën e Lezhës janë të përvitshme edhe sot e kësaj dite.

Më shumë vende europiane përmbushin standarde të shkëlqyera të cilësisë së ujërave larës

Më shumë se 85 përqind e vendeve me ujëra larës të monitoruar në të gjithë Europën në vitin 2016 kanë përmbushur standardet strikte të cilësisë së shkëlqyer, që do të thotë se ato nuk përmbanin ndotësit e dëmshëm për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Mbi 96 përqind e vendeve bregdetare plotësojnë kërkesat minimale të cilësisë të përcaktuara sipas rregullave të Bashkimit Europian. Raporti nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) dhe Komisioni Europian konfirmon një prirje pozitive 40-vjeçare të ujit gjithnjë e më të pastër në plazhe në të gjithë Europën.

Mjedisi në Programin Qeverisës 2017-2021

Në dokumentin zyrtar të Qeverisë për mandatin 2017-2021, mjedisi paraqitet jo vetëm si pasuri e shumëllojshme ekosistemesh, por edhe një burim ekonomie që duhet përdorur me kujdes e strategjikisht, për të cilin Qeveria shprehet të jetë e vetëdijshme për detyrimin institucional, social dhe moral për të mirëmenaxhuar dhe mbrojtur këtë pasuri kombëtare në interes të qytetarëve dhe të brezave që vijnë. Parandalimi dhe kufizimi i erozionit është i lidhur direkt me përmirësimin e kushteve të mjedisit dhe në plan afatgjatë ndikon drejtpërdrejt cilësinë e jetesës.

Ndotësi paguan, jo më leje mjedisore pa përmbushur kriteret

“Në të gjithë Shqipërinë, numërohen rreth 2 mijë leje mjedisore që janë veterinerë, dentistë apo farmacistë. Në Ministrinë e Mjedisit, aktualisht në këto 9 muaj nuk është dhënë asnjë licencë e vetme për ekspert mjedisor”, – deklaroi sot zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi, gjatë llogaridhënies publike në Cërrik.

Njihuni me plazhet më të pastra në Shqipëri

Në prag të sezonit të ri turistik, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar të dhënat për cilësinë e ujërave larës. Sipas raportit në 2016 ujërat larës bregdetarë rezultojnë të jenë shumë të pastër me përjashtim të 3 pikave të cilat kanë qene problematike ndër vite. Bëhet fjalë për kanalin e Çukës, shkollën e Marinës dhe kompleksin Giardino. Nëse jeni duke menduar për t’i kaluar pushimet verore në një nga plazhet shqiptare por nuk e keni vendosur ende se në cilin prej tyre Agjencia Kombëtare e Mjedisit ju jep të dhënat për plazhet më të pastra.

Plazhet e ndotura, ‘plas’ herpesi te pushuesit e vegjël

Nga Ermelinda Hoxhaj

Numri i kufizuar i tualeteve publike si dhe derdhja e ujërave të zeza në zona të ndryshme të Adriatikut vijojnë të shkaktojnë ndotje të ujërave detare dhe infeksione të lëkurës te pushuesit. Mjekët japin alarmin për shtimin e këtyre rasteve sidomos te fëmijët, pasi infeksionet te fëmijët janë më të shpeshta dhe më të rrezikshme. Edhe pse raporti i publikuar për periudhën e majit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit i rendiste plazhet e Durrësit, Kavajës, Gjirit të Lalzit me cilësi uji shumë të mirë, kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Pogradec, shkarkohen çdo mëngjes ujëra të ndotur në liqen

Çdo ditë rreth orës 08.30 të mëngjesit, pompat e hidrovorit në zonën e Tushemishtit shkarkojnë sasi të mëdha uji të ndotur. Era e rëndë e ujërave të zeza është shumë e fortë në gjithë zonën ndërsa brenda pak minutave ujërat me ngjyrë të errët përhapen në gjithë zonën e bregut të liqenit dhe atje në fshatin Tushemisht ku ka disa plazhe. Shkarkimet jane filmuar nga një pushues në Pogradec mëngjesin e kësaj të hëne. Ai shpjegon se shkarkime të tilla ka parë gjatë gjithë ditëve të qëndrimit të tij në qytet.

Pritshmëritë e pastërtisë së plazheve shqiptare në 2016-tën

Nëse po bëheni gati të shkoni në plazh këtë vit, kujdesuni të merrni me vete vetëm bagazhet e detit, sepse shqetësimet për pastërtinë do të jenë më minimale për këtë vit. Garancinë për më pak shqetësim e japin institucionet shqiptare, e për më tepër, edhe Ministri i Mjedisit, z. Lefter Koka. Në një intervistë dhënë për AgroWeb, kreu i insitucionit të mjedisit garanton se është përmirësuar ndjeshëm situata që lidhet me higjenën në plazhet shqiptare. “Sot, çdokush që bën një ndërtim në bregdet, pra një investim të konsiderueshëm, nuk mund të pranojë më të ketë ujë të ndotur, pasi kështu nuk mund të jetë funksional.

Raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit: Shqipëria me plazhet më të ndotura në Europë

Shqipëria renditet e fundit ndër 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Vetëm 35% e plazheve janë vlerësuar në raportin e fundit të EEA me cilësi të ujërave të shkëlqyer, 20% vlerësohen se kanë një cilësi të mirë të ujit, ndërsa 5% kanë cilësi të mjaftueshme. Në 2016-n Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA) ka monitoruar 21,667 plazhe në Europë, prej të cilëve 21,344 janë pjesë 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Ndër të tjera, pjesë të monitorimit ishin Shqipëria dhe Zvicra për të cilat u raportua cilësia e ujit për 323 plazhe.

Shëndeti Publik jep hartën e katër plazheve të ndotura: Këtu mos u lani

Drejtoria e Shëndetit Publik në Vlorë ka dhënë hartën e plazheve me ndotje mbi normën e lejuar. Plazhi i Zvërnecit, duke saktësuar më së shumti vetëm pjesën pranë Petroliferës, Plazhi i Vjetër, zona pranë Akademisë së Marinës dhe Plazhi i Ri janë konsideruar si më problematiket sa i përket nivelit të ndotjes së ujit, shkruan “Panorama”. Tashmë sezoni turistik ka nisur dhe plazhet e Vlorës mbeten ndër më të frekuentuarat nga pushuesit. Por preferencat e tyre mbeten kryesisht duke filluar në zonat e Ujit të Ftohtë deri në Orikum, aty ku edhe plazhet rezultojnë të jenë më të pastra.

Skandal me depozitat e ujit nëpër pallate, minj të ngordhur e llum në ujin që konsumojmë

Pamjet këtu i përkasin depozitës, e cila furnizon me ujë 60 familje të një pallati në zonën Komuna e Parisit. Gjithçka u zbulua pas iniciativës së administratorit të këtij pallati, për të pastruar depozitat që nuk ishin pastruar prej 15 vjetësh”. Është depozitë e ujit të pijshëm. E ujit me të cilin gatuajmë, lajmë dhëmbët apo trupin. Në të u gjet edhe një mi i ngrodhur, por administratori refuzoi t’i bënte publike pamjet. Të tilla si kjo depozitë, që mban 5 mijë litra ujë, janë me mijëra nëpër Tiranë. Janë ato poshtë pallateve, apo sipër tarracave. Me qindra prej tyre nuk janë pastruar asnjëherë.

Vlorë, 21 mln euro për impiantin e rrjetit të ujërave të zeza

Në Vlorë, në jug të vendit po investohen 21 milionë euro për përpunimin e ujërave të zeza, impianti i cili pritet të përmirësojë cilësinë e plazheve të ndotur por edhe standardet e jetesës në qytet. Projekti pritet të mbarojë në gusht dhe konsiderohet si një investim strategjik me rëndësi të madhe për qytetin që do të disiplinojë rrjetin e ujërave të zeza. Ky investim do të shërbejë për një standart të ri të qytetit, Vlorës turistike me bregdet te paster. Së bashku me investimin për kanalizimet përgjate rrugës së plazhit të vjetër, do të bëhet bashkimi i rrjeteve.