citytree

Komuna e Prishtinës do të blejë "City Tree" për uljen e ndotjes

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se vazhdon me aktivitetet konkrete në drejtim të uljes së nivelit të ndotjes së ajrit. Me propozim të një qytetareje, komuna është angazhuar dhe ka vendosur kontaktet e para për blerjen e City Tree. City Tree është biofiltër që përmirëson dukshëm kualitetin e ajrit, dhe efekti i tij është sa 275 drunj të mbjellur. CityTree nuk është një pemë në vetvete, por në të vërtetë një kultivim i dendur i myshkut, e vendosur vertikalisht në një njësi që bashkohet me rrethinat e saj urbane.