CNVP

Vlerat natyrore të Qukësit

Ish Komuna Qukës, sot Njësi Administrative e Bashkisë Prrenjas, shtrihet në zonën jug-lindore të rrethit të Librazhdit me një distancë prej rreth 20 kilometrash nga qendra e qytetit. Territori kryesisht malor i kësaj Njësie Administrative ofron një peizazh tërheqës me lugina e maja të thyera. Ajo ka në përbërje të saj 11 fshatra të cilat shtrihet në të dy anët e lumit Shkumbin dhe rrugës kombëtare Librazhd - Prrenjas. Popullsia e Qukësit prej rreth 10 500 banorësh e ka të lidhur jetën me burimet natyrore që kanë përreth duke u marrë historikisht me aktivitete që lidhen me bujqësinë, blegtorinë e pylltarinë.