çokollate

Plastikë në çokollata, AKU urdhëron nxjerrjen nga tregu të disa produkteve

Skandali që ka prekur gjigandin amerikan të prodhimit të çokollatave “Mars Inc”, pas gjetjes së një materiale plastik në një produkt ka vënë në alarm edhe autoritetet shqiptare. Mësohet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka urdhëruar nxjerrjen nga tregu të disa çokollatave që prodhohen nga kompania prestigjoze amerikanE. Sipas urdhrit të AKU, hiqen nga tregu çokollatat Snickers, Milky Way, Mars. Ky urdhër i është dërguar të gjitha drejtorive rajonale për të zbatuar vendimin në mbarë vendin.