COP22

COP22: Shqipëria prezanton dokumentin e Komunikimit të 3-të Kombëtar të Ndryshimeve Klimatike

Në një takim të posaçëm të organizuar nga Sekretariati i Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara per Ndryshimet Klimatike në Marakesh, ku po zhvillohen punimet e COP22-Takimi i 22-të i Palëve të kësaj Konvente, Shqipëria prezantoi Komunikimin e Tretë Kombëtar për Ndryshimet Klimatike për Republikën e Shqipërisë. Ky Komunikim, dokument i finalizuar, botuar dhe dorëzuar së fundmi, u prezantua në Tiranë më 18 Tetor 2016, nga Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD-it në Tiranë, z. Brian Williams, si pjesë e plotësimit të detyrimit të vendit tonë.

Klima, 2016 është viti më i nxehtë në histori

Agjencia Metereologjike e Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se viti 2016 është drejt rrugës për t’u bërë më i nxehti në historinë e planetit. Sipas “Wmo”-së, temperatura globale në 2016-ën, është 1,2 gradë më e lartë me nivelet para-industriale. Fenomeni “El Nino” ka ndihmuar për këtë rezultat, por arsyeja kryesore sipas agjencisë, mbetet efekti-serë i prodhuar nga aktivitetet njerëzore. Në të vërtetë, 2015, ka qenë viti më i nxehtë i të gjitha kohërave deri tani. Raporti përfundimtar do të publikohet në fillim të 2017-ës.

Konferenca e Klimës në Marakesh: Trumpi si nxitës?

Konferenca e OKB-së për klimën në Marok ishte parashikuar të ishte një takim i qetë ekspertësh. Por zgjedhja e Donald Trump ndikoi pozitivisht në Marakesh, duke sjellë më shumë unitet me shteteve, komenton Jens Thurau. Në fund një foto: Përfaqësues shtetesh,studiues, ekspertë të financave, bosë të ekonomisë, aktivistë të klimës – të gjithë të bashkuar. Mesazhi: „Ti nuk na gjunjëzon dot, ne kemi kohë që kemi ecur në rrugën e një të ardhmeje energjitike pa fosile, edhe pa ty!” Mesazhi për Donald Trumpin, i cili pjesërisht ndryshimin e klimës e ka quajtur një shpikje kineze apo të mafies ekologjike.

MAROK – BB: 520 miliardë dollarë humbje dhe 26 milionë të varfër nga katastrofat natyrore

Katastrofat natyrore gjenerojnë humbje prej 520 miliardë dollarë në vit dhe çdo vit 26 milionë persona hyjnë në varfëri, theksoi Banka Botërore në një raport të publikuar ditë e djeshme. Ky vlerësim financiar është i lartë 60 për qind nga ai i Kombeve të Bashkuara, rreth 300 miliardë, theksoi Banka Botërore, që shpjegon se do të ishte më mirë të merrte parasysh dëmet e pësuara nga më të varfërit, në punimet e publikuara në kuadër të konferencës së OKB-së për klimën në Marakesh (COP22).

Shumë shtete të varfëra duan ta braktisin përdorimin e qymyrit

Ishuj që fundosen, breza bregdetarë të kërcënuar nga shuarja. Shumë shtete kërcënohen në të ardhmen për shkak të ndryshimit të klimës. Ato u shpallin luftë energjive fosile, në fund të konferencës së klimës në Marakesh. Një numër i madh shtetesh duan t’i japin fund me një iniciativë të përbashkët përdorimit të qymyrit dhe të kalojnë sa më shpejt që të jetë e mundur në energji të ripërtëritshme. Shumica e mbi 45 shteteve bëjnë pjesë në “Climate Vulnerable Forum” (CVF). Në të janë anëtarësuar kryesisht vende të varfra, të cilat janë veçanërisht të prekura nga ngrohja e tokës.