COP23

COP23 - protesta: "Zoti na ndihmoftë"

Koha ka mundur të jetë më e mirë, por as koha nuk pengoi disa mijëra njerëz të demonstrojnë për një klimë më të mirë. Në qendër të Bonit të shtunën, me 11.11. në ora 11:11 filluan karnavalet tradicionale, ku ishin mbledhur rreth 200 njerëz. Ndërsa vetëm disa dhjetëra metra më larg ishin mbledhur edhe rreth 4000 persona, që demonstronin kundër ndryshimit të klimës dhe për ruajtjen e mjedisit. Prej të hënës së kaluar në Bon po zhvillohet konferenca më e madhe në Gjermani, pas Luftës së Dytë Botërore. Këtu janë mbledhur delegacionet e 196 vendeve si dhe Bashkimit Evropian.

Koment: Me hapa të vegjël kundër ndryshimit të klimës

Konferenca Botërore për Klimën në Bon të habit. Ecet vërtet përpara, por shumë ngadalë. Qymyri po bëhet një ndër problemet gjithnjë e më të mëdha - kryesisht për Gjermaninë të vëtëshpallur si model, mendon Jens Thurau. Ç'solli kjo Konferencë Klime tani në Bon? Një sukses, ashtu si duan të na e shesin atë të deleguarit e shteteve? Një injorim i rëndësisë së ndryshimit të klimës, sikurse mendojnë grupet e mbrojtjes së mjedisit? E vërteta është si gjithmonë diku në mes.

OKB udhëheq bisedimet për klimën, SHBA promovon qymyrin

Raundi i fundit i bisedimeve për klimën e udhëhequr nga OKB u hap në Bonn, të Gjermanisë me delegatë nga pothuajse 200 vende të pranishëm. Gjatë dy javëve të ardhshme, negociatorët shpresojnë të sqarojnë rregulloren e marrëveshjes së klimës së Parisit. Është takimi i parë i madh që kur Presidenti Trump njoftoi planet për të nxjerrë SHBA nga Pakti i Parisit në qershorin e kaluar. Shumë delegatë janë të pakënaqur që Shtëpia e Bardhë planifikon të promovojë lëndët djegëse fosile si një "zgjidhje" për ndryshimet klimatike.