COP24

Forcimi i bashkëpunimit në fushën e mjedisit, theksi i 80-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Poloni-Shqipëri

Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka priti ditën e djeshme në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës së Polonisë në Shqipëri, z. Karol Bachura. Ministri Koka e njohu Ambasadorin Bachura me zhvillimet dhe reformat më të fundit në Shqipëri, si dhe me politikën mjedisore që qeveria shqiptare ka ndjekur duke e sjellë për herë të parë mjedisin në qendër të vëmendjes së shoqërisë shqiptare. Më tej Ministri Koka bëri një pasqyrë e të arritjeve kryesore në fushën e Mjedisit duke vënë theksin në përafrimin me sukses të legjislacionit shqiptar mjedisor me atë të BE-së, suksesin e reformës administrative institucionale si dhe një sërë masash të ndërmarra gjatë këtyre viteve në vijim të objektivave dhe projekteve konkrete të Ministrisë e Mjedisit, si dhe angazhimeve të kësaj ministrie në celjen e negociatave për antarësimin e vendit në BE.