Corovode

Kanionet e Gradecit, një mundësi për sportet ekstreme të kanotazhit

Kanionet e Gradecit ndodhen në verilindje të qytetit të Çorovodës, në sektorin e mesëm të rrjedhjes së lumit të Çorovodës, 250 m. mbi nivelin e detit. Për miliona vjet veprimtaria gërryese dhe tretëse e ujërave të përroit me të njëjtin emër, ka formuar këtë formë relievi shumë tërheqëse në shkëmbinjtë gëlqerorë të mesozoit. Ky kanion ka qenë një kalim nënëtokësor karstik i lumit të Çorovodës, që me kohë, si pasojë e shembjes së tavanit doli në sipërfaqe. Për këtë flet dhe shpella e Pirogoshit dhe shumë zgavrime e galeri në shpatet vertikale, të cilat ende nuk janë eksploruar.