CRCD

Aktivizohu, Merr pjesë dhe Përshihu për një Mjedis të Shëndetshëm

“Aktivizohu, Merr pjesë dhe Përshihu për një Mjedis të Shëndetshëm!” quhet projekti që u prezantua në kuadrin e Programit ACHIEVE financuar nga Bashkimi Evropian, gjatë javës së kaluar (më datë 1 korrik) në ambientet e Qendrës së Informimit të BE Vlorë, Qendra CRCD organizoi takimin e parë për prezantimin e projektit, ku Qendra CRCD krijoi një sinergji me Qendrën Aarhus Vlorë e cila është duke zbatuar një projekt në kuadrin e të njëjtit program.

Publikohet sondazhi i parë kombëtar për mjedisin

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri dhe Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim-CRCD organizuan Konferencën “Perceptimi i Publikut mbi Mjedisin në Shqipëri”.Në këtë konferencë u prezantua perceptimi i publikut për mjedisin, bazuar në gjetjet e sondazhit të parë në nivel kombëtar, i realizuar nga Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim – CRCD.