dajt

“Parku Kombëtar i Dajtit një destinacion turistik i arritshëm dhe tërheqës”

REC Shqiperi fillon zbatimin e projektit “Parku Kombëtar i Dajtit një destinacion turistik i arritshëm dhe tërheqës”, i pari në zbatim te bashkëpunimit trepalësh të ashtuquajtur Austerlitz/Slavkov midis Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë. Sot në ambjentet e Ambasadës së Republikës Çeke u zhvillua edhe ceremonia e firmosjes së lançimit të Bashkëpunimit Austerlitz/Slavkov në Shqipëri. Hulumtimet për studimin e tendencave të turizmit shqiptar tregojnë për një prirje të vizitorëve për të udhëtuar jashtë qyteteve dhe kryesisht tregojnë orientimin e tyre drejt aktiviteteve në natyrë.

DREJTORIA E PUNËTORËVE TË QYTETIT, AKSION PASTRIMI NË NJËSINË DAJT

Drejtoria e Përgjithshme e Punëtorëve të Qytetit të Tiranës, ditën e djeshme ka ndërmarrë një aksion pastrimi në rrugën “Muhamet Deliu”, Qesarakë, njësia administrative Dajt. Reagimi i Bashkisë së Tiranës ka ardhur pas botimit të shkrimit në “Gazeta Shqiptare” dhe ankesave të qytetarëve për ndotjen në këtë zonë. Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme së Punëtorëve të Qytetit të Tiranës kanë ndërhyrë në disa pika në këtë zonë, që ishin mjaft shqetësuese.

Fillon markimi i shtigjeve të Dajtit

Ditën e dielë me 6 mars filloi nga ShDAT zbatimi në terren i projektit “Parku Kombëtar i Dajtit një destinacion turistik i arritshëm dhe tërheqës" me markimin e shtigjeve të Parkut të Dajtit. Ashtu siç ishte planifikuar, projekti filloi me markimin e shtegut të Tujanit, një itinerar ky markuar me lyrje, pastrim, vendosje të shenjave orientuese. Rrugëtimi është shumë piktoresk dhe i veçantë. Pjesëmarja ishte shumë e lartë me rreth 27 të rinj të cilët e bënë punën plot entuziazëm dhe kënaqësi. Tabela kryesore do vendoset javën që vjen.

Nxënësit e “17 shkurtit” pastrojnë Dajtin. Specialistët: Një kanaçe do 400 vjet të dekompozohet

Nga Aurora Golemi*

Nxënësve iu mjaftoi një kohë e shkurtër për t’i dhënë një pamje tjetër tarracës së Dajtit. Kanë pastruar të gjitha mbetjet që qytetarët ia kanë lënë gjatë fundjavës së kaluar duke lënë një ambient të pastër për vizitorët e rinj. Nuk ishte e vështire të dalloje entuzizmin e tyre kur flasin për mbajtjen pastër të natyrës. Thirrje iu bëjnë të rriturve të mos hedhin mbeturina. Shpresojnë që parku i Dajtit te duket dinjitoz në sytë e turistëve vendas dhe të huaj. “Të rriturit nuk i hedhin mbeturinat në vendet përkatëse, i hedhin në rrugë. Dua që turisti mos të shikojë plehrat por vend dinjitoz dhe të pastër”,- tha një nxënës.

Parku i Dajtit po rikthehet në origjinën e tij, shfaqet ariu i murrmë

Mali i Dajtit nuk është më thjesht një park natyral ku vizitorët dhe turistët ngjiten për të kaluar orët e tyre të lira mes natyrës së bukur dhe të freskët. Por, tashmë pas moratoriumit të gjuetisë, ka filluar të popullohet me faunën e tij tradicionale. Ishte një hipotezë që në këto ambiente të pyllëzuara të gjeje gjitar si ariu i murrmë para moratoriumit, një specie në zhdukje. Dje një grup turistësh Italiane të ardhur nga Toskana dhe disa francezë, janë ngjitur në lartësitë e Dajtit dhe kanë filmuar këtë ari në habitatin e tij natyral.

Parku Kombëtar i Dajtit, me plan të ri menaxhimi pas 14 vitesh, inventar për speciet dhe pasuritë natyrore

Është një nga destinacionet kryesore të kryeqytetasve, në çdo stinë por sidomos në dimër kur temperaturat e ulëta e zbardhin herë pas here me ndonjë shtresë të lehtë bore. Por Parku Kombëtar i Dajtit menaxhohet sot me një plan që daton në vitin 2004. Duke qenë se nga ajo kohë e deri më sot janë një seri faktorësh që kanë ndikuar në ndryshime thelbësore, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka vendosur të hartojë një plan të ri menaxhimi.

Rrafshohen pemët në Dajt

Kjo fotografi nuk është shkrepur në ndonjë nga malet e Veriut apo Verilindjes së vendit, ky pyjet janë rrafshuar, por pranë rrugës për në Parkun Kombëtar të Dajtit, ku prerja e druve është rreptësisht e ndaluar për çfarëdo lloj arsyeje. Qytetarë të ndryshëm i kanë shkrepur këto foto dhe i kanë publikuar menjëherë në rrjetet sociale, për t’u treguar edhe institucioneve të qeverisë se si po zbatohet “moratoriumi për pyjet”.

“Këto janë foto të shkrepura të dielën në Dajt… ‪#‎narroftemoratoriumi”,- shkruhet në diçiturën e këtyre fotografive në rrjetet sociale.

Rreth e qark Malit të Dajtit

“Është një rrugë e ngushtë dhe e vështirë. Nuk ecet dot aty me biçikletë,” më tha pronari i një lokali modest në fshatin Shupal të Tiranës, pak përtej grykës së Tujanit në Malësinë e Tiranës, ndërsa e pyeta se nga i binte rruga për të kaluar nga Lumi i Tiranës për në Qafëmollë dhe Qafë Priskë me synimin për t’i rënë përqark Malit të Dajtit. “Unë jam nga kjo zonë dhe nuk më ka rënë rasti kurrë t’i bie andej,” më tha një banor tjetër i Shupalit. “Do ta kesh të vështirë ta gjesh.” Ajo zonë është shumë pak e banuar dhe vështirë se has njerëz rrugës për t’i pyetur. Rruga doli pak a shumë kështu.

Zjarr në parkun e Dajtit

Zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Dajtit është përfshirë nga flakët. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin dhe as dëmet e shkaktuara, por Ministria e Mjedisit ka deklaruar se ka marrë një sërë masash për shuarjen e flakëve. Menjëherë pas lajmërimit kanë mbërritur atje forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë nisur menaxhuar situatën. Ministria e Mjedisit bën të ditur se inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror ndodhen në terren për të verifikuar situatën nga afër.