Damian Gjiknuri

Gjiknuri tek fabrika e Çimentos në Krujë, mbjell pemë: Bizneset në Industri të rehabilitojnë mjedisin

Rregullat e reja pas ndryshimeve në ligjin minerar detyrojnë subjektet që veprojnë në këtë industri që t’i kushtojnë rëndësi parësore rehabilitimit të mjedisit. Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë në fabrikën e çimentos Titan Antea Cement në zonën e Krujës, për të parë nga afër punimet në kuadër të programit të rehabilitimit progresiv të mjedisit. Sipas ligjit, zonat e shfrytëzuara minerare dhe ato që vazhdojnë prodhimin duhet që të vënë në jetë një rehabilitim progresiv të mjedisit duke mos pritur deri në përfundimin e aktivitetit të tyre për ta bërë një veprim të tillë.

HEC-et mbi Valbonë, Gjiknuri: Nuk do anulohen kontratat, por s’ka më të reja

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, tha në studion e “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulçe se nuk do të ketë ulje të çmimit të energjisë deri në vitin 2018. Ai tha se borxhet e sektorit të energjisë janë mbi 800 mln euro. Gjiknuri u shpreh se “furnizmi me cilësi do të jetë problem edhe për 8 vitet e ardhshme”

Gjiknuri: Energjetika u kthye në një hemorragji për buxhetin e shtetit. Detyra e parë që iu vu qeverisë është stabilizimi i këtij sektori, mbyllja e konflikteve të hapura dhe kthimi i këtij sektori që nuk gjeneronte humbje të mëdha.

Panairi “Energjia & Ndërtimi”, Gjiknuri: Promovim efiçencës së energjisë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Damian Gjiknuri ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit “Energjia & Ndërtimi 2016”, organizuar nga “Tirana Expo Centre” në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Inovacione në produkte, projekte me rëndësi kombëtare, kompani të reja, janë prezantuar në edicionin e tretë të këtij eventi, në një mjedis që promovon marrëdhëniet bilaterale të biznesit. Në axhendën e këtij panairi gjithashtu janë planifikuar disa takime, seminare si dhe aktivitete sociale nga organizata jo-qeveritare.