danimarka

Danimarka theu rekordin botëror për prodhimin e energjisë së erës në vitin 2015

Vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare, Danimarka ka arritur të prodhojë 42% të energjisë nga turbinat e erës, pavarësisht se dy mullinjtë e mëdhenj të erës kanë qenë të fikur. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar botërisht në këtë sektor. Shifrat e reja në fund të vitit kanë treguar një rritje me 3% në krahasim me vitin 2014, e cila ishte në vetvete ishte rekord për gjeneratën daneze të energjisë së erës. Ministri i vendit për energjinë, shërbimet komunitare dhe klimën, Lars Kristian Lilleholt, e quajti rekordin të rëndësishme dhe tha:

Në Kopenhagën ka 13 mijë biçikleta më shumë se automjete

Kryeqyteti danez është tashmë më shumë se asnjëherë “Meka” botërore e dy-rotakëve. Ka 13.000 më shumë në krahasim me makinat. Danimarka sapo ka arritur një marrëveshje të rëndësishme në politikën e saj të zhvillimit dhe nxitjes së përdorimit të biçikletave në qytet. Siç raporton gazeta britanike “The Guardian” , në Kopenhagën janë regjistruar 35.080 dy rrotakë në qarkullim, në krahasim me vitin e shkuar për një numër total prej 265 mijë, ndërsa numri i makinave ka qëndruar 252 mijë.

Qyteti danez, i pari që përdor ujërat e përdorur si burim energjie

Qyteti danez Aarhus është në krye për t’u bërë qyteti i parë në botë i cili do të përdorë energjinë që krijohet nga ujërat e përdorur për impiantet e trajtimit të ujërave. Impianti i trajtimit të ujërave Marselisborg pritet të gjenerojë më shumë se 192% të energjisë që i duhet impiantit të funksionojë, i cili furnizon me ujë të pijshëm 200,000 banorë. Teprica e energjisë së prodhuar do të përdoret për pompat e ujit të cilat shpërndajnë ujin e pastër, dhe nëse mbetet akoma energji, ajo do të kanalizohet sërisht në rrjetin e shërbimeve.