dekarbonizim

5 shtetet që janë duke zvogëluar gjurmët e tyre ekologjike

Së bashku me teknologjinë inovative dhe avancimin e shkencës, shekulli 21 ka dëshmuar kulturë në rritje të përgjegjësisë mjedisore në mbarë botën. Aksionet qeveritare janë një mënyrë për të inkurajuar apo për t’iu kërkuar njerëzve të jetojnë gjelbër. Me mjedisin ndër temat më të diskutuara gjerësisht në mbarë botën, këto pesë vende janë duke gjetur mënyrat frymëzuese lidhur me çështjen:

Franca

Holanda ndalon shitjet e makinave me benzinë dhe naftë

Holanda do të ndalojë shitjen e makinave me benzinë dhe naftë, për t’i ndaluar më pas tërësisht në vitin 2035. Lajmi i bujshëm përbën një zhvillim epokal në politikat për frenimin e efektit serrë, që u detyrohet ndryshimeve të klimës. Sipas mediave holandeze, ndalimi i makinave me këto lloj karburantesh mund të paraprihet nga gjoba të rënda dhe kufizim qarkullimi. Sipas “The Independent”, qeveria holandeze ka vendosur masat kundër ndotjes së ambjentit në rend të ditës në mbledhjen e parashikuar për 13 tetorin e ardhshëm.

Katër vende ballkanike, me plan të ri për shkarkimet e dioksidit të karbonit

Greqia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë në grupin e vendeve të Bashkimit Evropian që kanë nevojë të reduktojnë shkarkimet e karbonit në sektorin e transportit, mbetjeve, ndërtimit dhe bujqësisë, të paktën deri në vitin 2030. Analiza është realizuar nga Agjencia e Lajmeve për Ndryshimet Klimatike. Artikulli i saj thekson se ka vende që do të jenë të detyruara që të shkurtojnë më tej këto shkarkime, për shkak të largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në qershor të këtij viti. Greqia, deri në vitin 2030, duhet të reduktojë shkarkimet e gazit për shkak të efektit serë me 14%.