delfin

Argjentinë, delfini i vogël vritet nga turistët për një ‘selfie’

Një fat i keq i ka takuar një delfini të vogël në Argjentinë, viktimë e manisë së shfrenuar për ‘selfie’. I vogli, që kishte përfunduar në plazhin Santa Teresita, në veri-perëndim të Buenos Airesit, ka kaluar mes duarve të turistëve, të cilët donin të kapnin momentin me çdo kusht, të pakujdesshëm për gjendjen e tij. Për shkak të shumë ‘selfie”-eve, delfini i vogël nuk u rikthye në kohë në ujë dhe ngordhi për shkak të dehidratimit në mes të turmës Delfini, që i përkiste grupit Pontoporia, një nga 30 mijë ekzemplarët e mbetur në botë, është braktisur më pas në plazh sikur të ishte një lodër e prishur.

Delfin i ngordhur e me plagë në trup në grykderdhje të Ishmit

Një delfin është gjetur i ngordhur në brigjet e lumit Ishëm rreth 20 kilometra larg detit Adriatik. Gjitari i rrallë u pa nga një qytetar i rastit dhe në trupin e tij ka dy plagë që nuk dihet nga çfarë janë shkaktuar dhe mbi të gjitha, si ka përfunduar në lumin Ishëm. Mendohet se delfini i cili peshon rreth 80 kg. mund të jetë goditur nga ndonjë anije dhe trupi i tij ka dalë 20 kilometra larg Adriatikut. Është një rast i çuditshëm që një delfin të gjendet në ujërat e lumenjve.

Delfinët kanë emra identifikues me njëri-tjetrin

Delfinët hundëshishe kane nje fishkellimë identifikuese sipas hulumtuesve në Skoci. Shkencëtarët regjistruan fishkellimat e disa prej delfinëve në një grup, së bashku me tingujt e tjere që ata bëjnë. Ekipi pastaj i ka luajtur serisht tingujt nën-ujë. Kur një delfin dëgjon tingullin e vet identifikues, ai do të përgjigjet duke e kënduar atë përsëri, - raporton BBC. Me fjalë të tjera, sipas shkencëtarëve, ata i ishin përgjigjur emrave të tyre. Deri diku do të kishte kuptim që delfinët të kishin mënyrat e tyre për t'iu referuar njëri-tjetrit me zë:

Për herë të parë regjistrohet një “bashkëbisedim” midis dy delfinëve

Për herë të parë, studiuesit kanë regjistruar dy delfinë të Detit të Zi duke “biseduar” me njëri tjetrin, dhe komunikimi i tyre duket të jetë më i sofistikuar seç mendonim ne. Ndërkohë shkencëtarët ndër vite e kanë ditur që delfinët përdorin një gjuhë komplekse për të komunikuar ndërmjet tyre, zbulimet e reja tregojnë se ata janë të aftë të lidhin sëbashku pesë fjalë në një fjali, dhe gjithashtu mund të përdorin një formë “gramatike” për t’i dhënë kuptim fjalisë. “Në thelb ky shkëmbim i ngjan një bisede mes dy njerëzve”, shprehet Vyacheslav Ryabov, nga Rezerva Natyrore Karadag, në Feodosiya, Rusi.

Sistemi imunitar i delfinëve po dobësohet si pasojë e ndotjes së oqeanëve

Studimi i parë i cili u mor me delfinët e egër e që jetojnë në oqeane rezultoi se kafshët që jetojnë në akuarium janë më të shëndetshëm. Studimi zbuloi se delfinët e egër kanë sistem imunitar më të dobët se sa delfinët e zbutur të akuariumeve për shkak të ndotjes së ujit të deteve. Studiuesit krahasuan shëndetin imunitar të katër grupeve të delfinëve hundëshishe të cilët jetojnë në akuariume dhe përgjatë brigjeve të Amerikës.