Delhi

Dashuria toksike e qytetit indian për makinat

Eksperimenti – Delhi është një qytet që çdo ditë i shton rrugëve të tij 1400 makina dhe në çastin që qeveria lokale lajmëroi një plan emergjencë për racionimin e makinave, filluan edhe ankesat e betejat ligjore. Qytetarët e Delhit nuk i pëlqejnë rregullat. Kudo në Indinë Veriore ka një shpërfillje të madhe për rregullat e trafikut. Eksperimenti, që do të zgjaste vetëm 15 ditë, kishte si synim që vetëm makinat me targë teke të qarkullonin në ditët teke të muajit dhe ato me targë çift në ditët çift të muajit. Teorikisht, trafiku dhe çlirimet e gazeve do të përgjysmoheshin.

Ndotja e ajrit shkakton mbi 5.5 milionë vdekje në vit

Mbi 5.5 milionë njerëz në gjithë botën vdesin çdo vit para kohe, si pasojë e ndotjes së ajrit. Sipas një studimi të ri, shumica e këtyre vdekjeve ndodhin në ekonomitë me zhvillim të shpejtë, si Kina dhe India. Fajtor kryesor është emetimi i grimcave të vogla nga termocentralet, fabrikat, si dhe nga djegia e qymyrit dhe drurit. Të dhënat janë përpiluar nga Projekti Barra Globale e Sëmundjeve, në kuadër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shkencëtarët e përfshirë në projekt thonë se statistikat tregojnë se sa shumë përpjekje duhet të bëjnë disa vende për të përmirësuar ajrin që thithin qytetarët e tyre.