depozita

Kush i pastron depozitat?

Mungesa e pastrimit dhe mirëmbajtjes së depozitave është kthyer në një shqetësim për shëndetin tonë, pasi shumë familje ndër të tjera e konsumojnë ujin e tyre. Kontrollet e bëra nga institucionet që lidhen me shëndetin, kanë treguar se në fund të depozitave gjendet dhe, gurë e mikrobe të shumëllojshme, madje deri në brejtës apo insekte të ngordhura. Jo pak prej depozitave nuk janë as të izoluara siç duhet dhe për këtë arsye, janë më lehtë të rrezikuara nga ndotësit.

Rreziku nga depozitat e ujit; burim papastërtish dhe sëmundjesh

Adem Cemurati ka pak muaj që është zgjedhur administrator i një pallati dhe përveç shërbimeve të tjera që zgjidhi për banorët vendosi të heqë depozitat metalike të ujit, por u befasua nga ajo çfarë gjeti brenda tyre. “Në momentin që hoqëm depozitat ishin shumë të pista. Kishte papastërti dhe dherëra. Kishte një kohë të gjatë pa u pastruar, rreth 15 vjet”, thotë ai. Vetëm 10 përqind e Tiranës furnizohet me ujë 24 orë, 90 përqind e saj mban depozita për të patur ujë pa ndërprerje.

UKT, Veliaj: Nisim çmontimin e depozitave, burim infeksionesh

Në nënshkrimin e një marrëveshje me USAID për modernizimin e ujësjellësit të Tiranës, Veliaj bëri me dije se kjo është koha e duhur për të bërë kthesën. Veliaj tha nga java tjetër do të nisë heqja e depozitave në taracat e shtëpive apo pallateve jo vetëm për prishje të estetikës së kryeqytetit por sepse ata janë burim infesksionesh sipas kreut të Bashkisë. Por, që ky projekt të jetë i suksesshëm, kryebashkiaku ka bërë të ditur se ai do shoqërohet me një tjetër projekt pilot që ka të bëjë me furnizimin me ujë 24 orë të këtyre lagjeve. “Përveç estetikës, është një rrezik për qytetin dhe qytetarët e Tiranës.