derdhje nafte

Kinë, anija çisternë e naftës rrezikon të shpërthejë

Autoritetet kineze kanë dhënë alarmin për mundësinë e një katastrofe të mundshme ambientale në Detin e Kinës lindore. Anija cisternë, e cila u përplas dy ditë më parë me një anije transporti mallrash, vazhdon të derdhë naftë në det. Sipas zyrtarëve kineze ekziston rreziku që anija cisternë të shpërthejë dhe të fundoset.