Devoll

Devoll: Edhe një hap në ndërtimin e një ure bashkëpunimi mes bashkisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve

Qendra ACEG në datë 18 nëntor 2017 në fshatin Miras, të Njësisë Administrative Miras të Bashkisë Devoll ndërmori takimin e parë koordinues dhe planifikues të Grupit Vendor të Punës për ndërgjegjësimin e komunitetit mbi mbetjet urbane, në kuadër të projektit “Ndërtimi i një ure bashkëpunimi mes bashkisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Devoll” pjesë të programit SENiOR II, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, financuar nga Qeveria suedeze.

Liqeni i Banjës i kërcënuar nga mbetjet

Edhe pse banorët sot po ia njohin vlerën dhe rëndësinë ekonomike që ka, liqeni i Banjës po kërcënohet nga ndotja. Nënkryetari i Bashkisë Gramsh, Enver Qose: “Një nga problemet që ne kemi, ndoshta dhe të një viti më parë, problem që i sjellin njerëzit është ndotja e ujrave të Devollit që rrjedhin nga ndërtimi i hidrocentralit të Moglicës. Por ama efektet ai i shtrrin në ujrat që kalojnë përmes territorit të gramshit, në ujrat që kalojnë në fshatra. Të gjitha ato material që dalin nga thellësia e tuneleve në fund të fundit janë depozituar anash rrjedhës së lumit të Devollit.

Masakra nuk njeh kufi. Ja si priten dhe digjen pyjet në Vidohovë

Rajoni juglindor vijon të mbetet një nga rajonet më të prekura përsa i përket prerjeve pa kriter i sipërfaqeve pyjore, ndërsa dëmi i shkaktuar ndër vite është i parikthyeshëm. News24 ka udhëtuar disa orë drejt pyjeve të fshatit Vidohovë në rrethin e Devollit, atje ku prerjet e pyjeve janë të pakursyera.Gjatë rrugës drejt zonës së dëmtuar banorë të zonës, dikush jashtë kamerës e dikush në prani të saj tregon për masakrën e shkaktuar në këto pyje nga vetë dora e njeriut. E kjo në të shumtën e rasteve është bërë edhe për të zhdukur gjurmët e batërdisë që bëhet çdo ditë me kontrabandën e lëndës drusore.

Në pritje të landfillit…tonelata me mbetjet përfundojnë në lumë

Që prej vitit 1987, në buzë të lumit Devoll, në fshatin Rreth Tapi hidhen mbetjet e Kuçovës dhe Kozares. Pas ndarjes së re territoriale janë shtuar edhe Lumasi e Perondia, duke bërë që mbetjet e 56 mijë banorëve dhe bizneseve të derdhen çdo ditë pranë këtij lumi. Me kalimin e viteve, lëvizjet demografike shtimin e konsumit, fusha është bërë problematike për banorët.

Park për prodhimin e energjisë nga era me kapacitet 50 MW në Devoll, 5 kompani aplikojnë në MEI

Pesë kompani shqiptare janë bashkuar në një konsorcium për të ndërtuar një park fotovoltaik ku do të prodhohet energji nga era në zonën e Devollit, përkatësisht në fushën e Maliqit. Kompanitë GAMMA SOLAR, ALFA ENERGY, BETA ENERGY, DELTA SOLAR dhe SOLARIS kanë shprehur interesin dhe kanë paraqitur aplikimin në Ministrinë e Industrisë dhe Energjetikës për ndërtimin e parkut të energjisë me erë që pritet të prodhojë 50 MW energji elektrike. Këto lloj investimesh që nuk janë koncensionare kalojnë një procedurë miratimi të veçantë që rregullohet me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave.

Sfidat mjedisore në Bashkinë Devoll

Specialistë të Qendrës Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG)* kanë nisur një fushatë diagnostikimi gjatë muajit korrik në njësitë administrative të Bashkisë Devoll për të konstatuar nga afër nevojat, problemet e qytetarëve në këtë krahinë të mrekullueshme të Shqipërisë, e cila është shpesh jashtë vëmendjes së kryeqytetit dhe investimeve publike. Në këto 25 vitet e fundit ndryshimet shoqërore dhe politike shumë pak ndihen nëpër fshatrat e njësive administrative të Bashkisë Devoll.

Thahet lumi Devoll, prej tre ditësh janë mbyllur portat e hidrocentralit

Mbyllja totale, prej tre ditësh e portave të HEC-it ka shkaktuar problematika të shumta tek banorët e Bashkisë së Cërrikut, duke prekur në masë më të madhe njësitë Administrative Klos dhe Gostimë. “Është shkaktuar një dëm i madhe ekonomik. Ne jemi drejt falimentimit. Larva ka filluar po ngordh e gjitha nga mungesa e ujit. Jemi të detyruar t’i kërkojmë ndihmë shtetit”, shprehet një prej banorëve “Janë shkaktuar dëme të mëdha, pasi nuk kemi ujë për të kryer vaditjet, ka sipërfaqe të mëdha me pjeshkë e serra”, thotë një tjetër banor.

Urë bashkëpunimi mes bashkisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Devoll

Më 26 shtator 2017, në mjediset e Bashkisë Devoll të qytetit Bilisht, Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore ACEG në bashkëpunim me Bashkinë Devoll, mbajti takimin e parë prezantues të projektit “ Ndërtimi i një ure bashkëpunimi mes bashkisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Devoll”. Projekti realizohet në kuadër të programit SENiOR -II Albania, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen të Qeverisë suedeze.