dhelper

Australi, ngordhin 700 dhelpra fluturuese

Më shumë se 700 lakuriqë nate, që njihen edhe si specia e dhelprave fluturuese kanë ngordhur për shkak të temperaturave shumë të larta. Ngjarja ka ndodhur në Singleton të Australisë për shkak të dehidratimit të tyre.   Dhelprat fluturuese janë një specie në zhdukje dhe shoqata të shumta jo-fitimprurëse po bëjnë të pamundurën për shtimin e tyre, por fenomeni natyror shkaktoi një masakër të vërtetë. Në Singleton numëroheshin gjithsej 2 mijë lakuriqë nate, ku 700 prej tyre ngordhën dhe një pjesë u largua për shkak të të nxehtit.  

Nis fushata e 7-të për imunizimin e dhelprave

Për një periudhë dy javore, avionë të vegjël do të shpërndajnë nga ajri vaksinën për imunizimin e dhelprave. Projekti PAZA i mbështetur nga Bashkimi Evropian do të zbatojë një procedurë moderne që garanton vaksinimin e sigurtë dhe në një normë të lartë te dhelprat e kuqe, që janë dhe burimi kryesor i shpërndarjes së tërbimit. Mënyra e vaksinimit është e njejtë me atë që është përdorur që prej pranverës së 2014. Katër avionë të vegjël, të specializuar dhe pajisur me teknologji moderne do të shpërndajnë vaksinat e prodhuara posaçërisht për dhelprën e kuqe.

Virusi i tërbimit, nis vaksinimi i Dhelprës së Kuqe me avionë të vegjël

Nis nga rrethi i Krujës pranë Parkut Kombëtar Qafë Shtamë, turi i ekipit të punës i ngritur nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura AKZM) për zbatimin e Vendimit të Qeverisë mbi Dhelprën e Kuqe. Hapi i parë që çon në zbatimin e këtij vendimi është sensibilizimi i komunitetit në zonat rurale ku vërehet prania e Dhelprës së Kuqe.