diabet

Ngrohja globale, rrezik për epidemi të diabetit?!

Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se rritja e temperaturave globale mund të ndikojë në shëndetin publik në një mënyrë shkatërruese, duke qenë se ndryshimet klimatike lidhen me fenomene vdekjeprurëse të motit, përhapje të infeksioneve të rrezikshme, madje edhe mungesa të ushqimeve. Tani hulumtuesit shkencorë po studiojnë nëse ndryshmet klimatike mund të lidhen me një tjetër shqetësim shëndetësor publik: diabeti i tipit 2. Sipas një studimi të publikuar këtë të hënë në revistën ‘BMJ Open Diabetes Research & Care’, mes viteve 1996 dhe 2009 pati një rritje të ndjeshme të temperaturave në SHBA, dhe e njëjta gjë ndodhi edhe me përhapjen e diabetit.