Diber

“Roja i Gjelbër” - Dibër, procedohet përgjegjësi i policisë pyjore dhe 3 inspektorë

Policia ka proceduar penalisht për shpërdorim detyre përgjegjësin e Policisë pyjore dhe tre inspektorë të Policisë Pyjore Dibër. Sipas policisë gjatë kontrolleve në masivin pyjor në Ternovë janë konstatuar rreth 1 hektar pyll të dëmtuar, prerë në mënyrë të paligjshme Në lidhje me këtë dëmtim masiv zyrtarët e pyjeve nuk kanë mbajtur asnjë procesverbal, nuk kanë kryer asnjë veprim dhe nuk e kanë raportuar duke shpërdoruar detyrën. “Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në kuadër të operacionit “Roja i Gjelbër” për parandalimin e prerjeve të pyjeve në mënyrë të paligjshme kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë:

“Roja i gjelbër” procedon penalisht një person, preu dru pa leje

Një person është proceduar në gjendje të lirë pasi u vërtetua se kishte prerë dru në mënyrë të paligjshme. Policia vendore e Dibrës, njofton se 37-vjeçari me inicialet H.L, banues në Selishtë të Dibrës, është kapur duke transportuar 6 metër kub lëndë drusore me automjetin kamion, tip “IFA”. Gjatë kontrolleve, rezultoi se gjithçka ishte kryer jashtë çdo procedure të rregullt ligjore. Në sajë të operacionit të koduar “Roja e Gjelbër”, u bë e mundur sekuestrimi i materialeve drusore, dhe i automjetit që transportonte ngarkesën.

“Roja i gjelbër”, 24 orë monitorim në pyjet e Dibrës

Dibra ka një sipërfaqe të madhe me pyje por edhe zonat më shumë të dëmtuara nga prerja. Parku i madh i Lurës, pyjet e Kaçnisë në Selishtë, pyjet e liqenit të Zi në Bulqizë dhe Llapusit në Mat janë dëmtuar shumë rëndë dhe shenjat ende janë të dukshme edhe pse ka nisur moratoriumi që ndalon prerjet. Për shkak të rasteve të përsëritura të shkeljes së këtij moratoriumi, ka nisur monitorimi 24 orë në disa pika ku më parë kalonin mjetet me pemët e prera. Të ashtuquajturat “roje të gjelbra” janë vendosur në tre akse rrugore, e megjithate ka ende raste prerjesh.

Dibër, protestë kundër HEC-eve; kundërshtohen projektet mbi Drinin e Zi

Banorë të Dibrës dhe anëtarë të shoqatave në mbrojtje të Luginës së Drinit të Zi protestuan këtë të hënë në qytetin e Peshkopisë kundër projekteve të ndërtimit të hidrocentraleve mbi këtë lum. Ata e quajnë shkatërrim të mjedisit, tokave të tyre por edhe zonave historike krijimin e liqevene ujëmbledhëse në këtë luginë. Në mbështetje të banorëve të zonës kanë shkuar edhe përfaqësues nga Këshilli Komunal i Dibrës së Madhe në Maqedoni. Sipas ekologjistëve që morën pjesë në këtë tubim, Shqipëria, e cila ka nënshkruar konventat ndërkombëtare, nuk mund të marrë asnjë vendim që prek mjedisin pa marrë miratimin e banorëve të zonës.

Dibër, ruajtja dhe menaxhimi i monumenteve natyrore

Shqipëria është cilësuar në disa gazeta apo media botrore si perla e pazbuluar e Ballkanit. Kjo vjen si rezultat i nënës natyrë, që e ka bekuar me një pozitë gjografike tepër të favorshme për zhvillimin e florës dhe faunës. Një “Perlë” e spikatur ndër të tjera është edhe Qarku i Dibrës, i cili shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë, në zonën qëndrore malore në dy anët e lumit Drini i zi dhe në luginën e Matit. Dy lumenjtë që e përshkrojnë si edhe burimet e shumta nëntokësore e bëjnë qarkun e Dibrës ndër të tjera një pasuri ujore.

Dibër, zhvillim i qëndrueshëm nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve

Turizmi, botërisht, është një nga industritë më të suksesshme me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të një vendi. Rritja e turizmit vjen si pasojë e disa faktorëve; qofshin këto natyrorë, kulturorë etj. Kohët e fundit vërehet një shtrirje e turizmit, duke larguar vëmëndjen e tepruar në “vetëm” turizmin bregdetar apo në vende te zhvilluara, dhe duke u përhapur në disa fusha; qofshin këto turizëm malor, apo turizëm me objektiv njohjen e kulturave të reja e vendeve me pak të zhvilluara ekonomikisht duke larguar fokusin nga gradaçelat, por duke u fokusuar ne forma të reja në ndihmë të zhvillimit turistik global.

Fuqizimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër

Me mbështetjen teknike të Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri dhe mbështetjen financiare të programit dldp (projekti për decentralizimin dhe zhvillimin vendor), Bashkia Dibër ka nisur zbatimin e projektit "Fuqizimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve në Bashkinë Dibër" me shtrirje 1 vjeçare (Janar – Dhjetor 2016), për të përmirësuar gjendjen e shërbimit të mbetjeve në Bashkinë e re të Dibrës. Të pranishëm sot në takimin prezantues të projektit ishin administratorët e njësive vendore, përfaqësues nga Qarku Dibër, Agjencia e Mjedisit, Drejtoria Arsimore, Drejtoria e Shëndetit, biznese dhe grupe të tjera interesi.

Furnizimi me ujë, deri në 2019-ën rehabilitim i rrjetit rural në të gjithë vendin

Shqipëria vazhdon të përballet me probleme në furnizimin e rregullt me ujë dhe rehabilitimi i plotë kërkon investime në shuma të mëdha. Zonat rurale janë ato që vuajnë pasojat më të mëdha për shkak edhe të amortizimit. Deri më sot nga qeveria shqiptare, por edhe donatorët e huaj (Banka Gjermane për Zhvillim, KfW, dhe Bashkimi Europian) janë financuar për rehabilitimin e rrjetit rural rreth 56.7 milionë euro, nga ku kanë përfituar 135,000 banorë. Projekti i mbështetur nga KfW ka mbështetur financimin e rehabilitimit të ujësjellësve në 53 fshatra në qarqet Dibër, Shkodër dhe Kukës.

Prisnin në mënyrë të paligjshme pyjet, procedim penal 3 personave

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara për këtë qëllim, gjatë 12 orëve të fundit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë evidentuar e goditur tre raste të tjera. Bëhet e ditur se ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasve:

-B. L., banues në Peshkopi, Dibër.

S’lejojnë HEC-in, 20 banorë në Dibër në hetim për vetëgjyqësi

20 banorë të njësisë Administrative Arras janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë penguar kompaninë për ndërtimin e HEC-it "SETA 4", në Çidhën. Sipas policisë, banorët nuk u janë drejtuar organeve kompetente për ankesat, por tentuan ta zgjidhin me vetëgjyqësi. Të proceduar janë banorët me inicialet; M.T, M.B, H.Xh, E.P, Xh.T, G.K, R.T, Q.D, A.P, E.T, I.C, R.T, F.T, L.B, Sh.C, L.K, F.B, F.C, H.C, M.C, të gjithë banues në njësinë administrative Arras, Bashkia Dibër.

Shimcani, një fshat ku mjedisi merr jetë

Shimcani është një fshat i vogël me 274 banorë, në zonën e Dibrës nën administrimin e komunës Tomin, një fshat i vogël malor me tradita dibrane i kufizuar nga shumë fshatra të tjerë ndër ta Staraveci, Zimuri, Bahutja, Deshati, Tomini. Në këtë fshat gjelbërimi të merr sytë në stinet e tij dhe mbushesh me frymë. Në Dibër vërehet shumë braktisja e fshatrave dhe devijimi drejt qytetit të Peshkopisë por edhe drejt qyteteve të tjera. Në Shimcan duket se ky fenomen nuk ka prekur shumë.

Skandali me kafshët e pamatrikulluara në tregun e Tapizës

Kafshët në tregun e Tapizës, në Fushë Krujë, tregtohen pa certifikata origjine. Ministria e Bujqësisë vendosi më 10 janar të këtij viti mbylljen e tregut, pasi nuk ishin plotësuar kushtet higjieno-sanitare. Kamera e “Fiks Fare” ka dokumentuar gjatë dy muajve, shkurt dhe mars, se vijon tregtimi i kafshëve në Tapizë. Lopët, viçat, delet, dhitë, por edhe shpendët shiten dhe blihen në të zezë, pa asnjë dokument. Të gjitha kafshët dhe shpendët nuk kanë certifikatë shoqëruese, madje në treg nuk është as veterineri. Në muajin nëntor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me kryetarët e bashkive të rretheve tha se janë 33 tregje në të gjithë vendin jashtë çdo lloj kushti higjieno-sanitar.

Tërmeti në Dibër, Prefekti Shehu: Presim dosjet e banesave të dëmtuara

Të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Qarkun Dibër, po vlerësohen nga grupet e punës në terren. Bëhet fjalë për 70 familje të cilat janë pjesë e këtij vlerësimi. Sipas Prefektit të Qarkut Dibër dosjet po përpunohen nga të katër bashkitë të cilat më pas do t’i kalojnë këshillave bashkiakë respektiv. “Në dijeninë time janë 70 familje janë pjesë e këtij vlerësimi. Bazuar në ligjin e emergjencave civile si procedurë pas momentit të vlerësimit komisionet hartojnë dokumentacionin dhe ja paraqesin këshillit bashkiak. Pas miratimit të këshillit bashkiak dosjet kalojnë në prefekturë, momentalisht nuk kanë ardhur në prefekturë, është një punë voluminoze”, tha Shehu.

Vijojnë zjarret në vend, në Pukë dhe Dibër ndërhyn helikopteri

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 7 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 46 punonjës zjarrfikës, 7 automjete zjarrfikëse, 40 forca ushtarake, rreth 40 punonjës të Pyjores e të bashkive, të mbështetur edhe nga helikopterë. Vatra zjarrit në fshatin Karmë të Vaut të Dejës ka prekur edhe pyjet në bashkinë e Pukës, është ndërhyrë edhe nga ajri me anë të një helikopteri. Në fshatin Muhurr Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha, në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Vijon lufta me vatrat e zjarreve, digjen sipërfaqe të mëdha në Dibër, Vlorë e Elbasan

Emergjencat njoftojnë se rreziku i zjarreve është i madh në vend, pasi temperaturat mbeten ende të larta. Në 24 orët e fundit ka patur 2 vatra zjarri në pyje në Dibër dhe Vlorë, me dëme të konsiderueshme. Në fshatin Zogjë, Njësia Administrative Shupenzë, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Për shkak të vështirësive të terrenit, puna për shuarjen e flakëve vijoi gjatë gjithë natës me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me pyll ahu.

Zjarret, kapet një piroman, shuhet vatra te Kisha e Laçit, rrezik në Pukë

Vatrat e zjarrit vijojnë që të jenë aktive në disa qarqe të vendit, ndërsa sot raportohet se është përfshirë nga flakët edhe mali i Munellës. Zjarri favorizohet edhe nga era duke e bërë të vështirë vendosjen nën kontroll, ndërsa banorët e zonës janë të vetmit për momentin që po luftojnë me flakët. Zjarrfikësja është nisur drejt vendit ku është regjistruar vatra e zjarrit, por terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen. Të ndodhur përballë kësaj situate, banorët e zonës, por edhe autoritetet lokale kërkojnë ndërhyrjen nga ajri.