dielli

Na kërcënohet mini-koha e akullit

Vrima e madh mbi Arktik do të bëhet edhe më e madhe kësaj pranvere kur ajri i ftohtë të përzihet me kthimin e Diellit dhe të ndotjes. Vrima mbi pjesën kanadeze të Arktikut është e madhe dy milionë kilometra katror ose diku sa Grenlanda. Astronomët pohojnë se një joaktivitet i tillë i Diellit nuk është i pazakonshëm. Cikli diellor ndryshon çdo 11 vjet, ndërsa ne aktualisht jemi në ciklin e 24-të. Por, shkencëtarët tërheqin vërejtjen se Tokës, nëse vazhdon ky trend, i kërcënohet mini-koha e akullit. Aktualisht ka më së paku njolla dielli nga 14 ciklet, i cili minimumin e ka arritur në shkurt të vitit 1906.

NASA kthen sytë nga Dielli

Prej dekadash NASA ka drejtuar sytë nga yjet e largët duke harruar yllin që kemi në shtëpinë tonë…kjo deri më tani. Agjencia amerikane e hapësirës njoftoi nisjen e një misioni shkencor rreth Diellit. Misioni është i pari i këtij llojit dhe NASA shpreson që përmes tij të sigurojë të dhëna të rëndësishme mbi sipërfaqjen dhe mënyrën sesi punojnë yjet si i yni. Sonda “Solar Probe Plus” pritet të niset nga Toka në verën e 2018-s dhe të orbitojë në një distancë prej 6.2 milionë kilometra nga sipërfaqja e Diellit ku do t’u bëjë ballë temperaturave që shkojnë deri në 1400 gradë celcius.

Një “mini epokë akullnajash” mund të jetë afër

Për herë të dytë gjatë këtij muaji, sipërfaqja e Diellit është bërë tërësisht e njëtrajtshme, pa njollat e veta karakteristike, ka shpjeguar eksperti i meteorologjisë Paul Dorian. Një gjë e tillë është pjesë e cikleve të Diellit, shenjë se “minimumi diellor” po afron. Dhe sikur të mos mjaftonte ankthi që krijon togfalëshi i mësipërm, ekspertët kanë shpjeguar se një “mini epokë akullnajash” mund të jetë duke u afruar. “Faza e ardhshme e minimumit diellor pritet të ndodhë në vitin 2019 ose 2020,” ka thënë Dorian.