dinozaur

30 sekondat që shfarosën dinosaurët

Asteroidi që goditi Tokën 66 milionë vite më parë shfarosi treçerekun e gjallesave që popullonin planetin tonë në atë kohë, përfshirë këtu dinosaurët. Ky event u dha mundësi mamalëve dhe njerëzimit që të lulëzojnë në miliona vitet pasaardhëse për t’i dhënë formë një planeti siç e njohim ne sot. Por nëse asteroidi do të kishte goditur vetëm 30 sekonda më herët, ose 30 sekonda më vonë, dinosaurët ndoshta do të ishin ende dominuesit e këtij planeti dhe ne me gjasa nuk do të ekzistonim. Ky është përfundimi i një studimi miliona dollarësh të BBC2.

Australi, zbulohet gjurma gjigante e dinozaurit, 1, 75 metra e gjatë

Pranë Broome në gadishullin e Dampier, Australi është zbuluar gjurma më e madhe në botë e një dinozauri. Me një gjatësi prej 1, 75 metra, gjurma ka thyer rekordin e mëparshëm prej 106 centimetrash, të vendosur në qershor të vitit 2016 nga një gjurmë e zbuluar në Mongoli, në shkretëtirën e Gobit, nga studiuesit e Okayama University of Science. Sipas shkencëtarëve që bën zbulimin, një grup paleontologësh nga Universiteti i Queensland, në James Cook University, gjurma e zbuluar në jug të Cable Beach i përket në sauropodi, i gjatë 5,4 metra, që besohet të ketë jetuar 140 mln vjet më parë.

Gjurma gjigande zbulon sesi kanë jetuar dinosaurët

Zbulimi i një gjurme gjigande të një dinosauri mund të hedhë dritë më shumë mbi kafshët prehistorike. Në shkretëtirën Gobi është gjetur një gjurmë 106 cm e gjatë dhe 77 cm e gjerë, që besohet se i përket titanosauri, lloj dinosauri. Gjurma u zbulua në muajin gusht dhe besohet se kafsha ka jetuar 70 ose 90 milionë vite më parë. Kjo gjurmë do i shërbejë shkencëtarëve të studiojnë dhe zbulojnë më shumë mbi sjelljen dhe veçantitë që ka pasur titanosauri. Shinobu Ishigaki, profesor i Palaeontologjisë në Universitetin Okayama bëri të mundur zbulimin së bashku me grupin monglian të Akademisë së Shkencave.

Paleontologët zbulojnë dinozaurin më të madh në botë

Paleontologët në Argjentinë kanë zbuluar një specie të re dinozauri, ndoshta më të madhin që ka ekzistuar ndonjëherë. Sipas liderit të ekipit të kërkuesve, shkenctarit argjentinas Bernardo Gonzalez Riga, dinozauri i ri quhet Notocolossus gonzalezparejasi. Ekipi së fundmi ka publikuar një shkrim në gazetën “raporte shkencore” për këtë zbulim shoqëruar edhe me një imazh që projekton saktësisht ekzistencën e këtij dinozauri. Ai tha se imazhet janë krijuar pas zbulimit të konckave, fosileve të këtij dinozauri, bishtit, legenin dhe një këmbë të plotë, bashkë me kycin e këmbës.

Shfaqja e gjitarëve filloi përpara zhdukjes së dinosaurëve

Sipas një studimi të ri, gjitarët filluan të lulëzonin edhe para përfundimit të epokës së dinozaurëve. Studimi mori nën shqyrtim me qindra dhëmbë nga fosilet e gjitarëve të analizuar nga Universitetet e Southampton dhe Çikagos. Gjetjet treguan se gjitarët që ushqeheshin me ushqime të larmishme filluan të përshtateshin 10 deri në 20 milionë vjet përpara se dinozaurët të shuheshin. Hulumtuesit thanë se kjo kundërshton pikëpamjen tradicionale që zhdukja e dinozaurëve rreth 66 milionë vjet më parë lejoi gjitarët të zhvilloheshin dhe të lulëzonin.