dioksid karboni

‘Bimët artificiale’ mund të kthejnë dioksidin e karbonit në karburant

Një formë artificiale e fotosintezës, proces i cili thith dioksidin e karbonit nga atmosfera, është shpikur nga një shkencëtar, i cili pretendon se pajisja e cilësuar si “një zbulim i madh” mund të përdoret për të zvogëluar ngrohjen globale. Bimët përdorin dritën e diellit për të kthyer dioksidin e karbonit në sheqer dhe pajisja e re vepron në një mënyrë të ngjashme, duke përdorur dritë ultraviolet dhe ajrin për të krijuar dy forma karburanti, të cilat më vonë përdoren për të krijuar energji elektrike.

Bateria ekologjike që karikohet me dioksid karboni

Kërkuesit e Penn State University kanë krijuar një bateri që shfrytëzon ndotjen në mjedis për të prodhuar energji. Bateritë alternative janë e ardhmja. Ose më mirë e tashmja. Janë të shumtë studiuesit që përdorin metoda të ndryshme për të karikuar pajisjet tona elektronike. Në Penn State University, në Shtetet e Bashkuara, një grup kërkuesish ka krijuar një bateri që prodhon energji nga dioksidi i karbonit.

Dioksidi i karbonit atmosferik arrin nivele rekord

Sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë është rritur dy vitet e fundit me një ritëm të pashembullt, edhe pasi zyrtarë të administratës Trump zbehin rëndësinë e një shifre, të cilët shumë shkencëtarë klimatikë e konsiderojnë si shqetësuese. Dioksidi i karbonit i matur në Observatorin Atmosferik me Bazë në Mauna Loa në Hawaii arriti 405.1 ppm (pjesë për milionë) vitin e kaluar, lajmëroi Administrata Oqeanike dhe Atmosferike Kombëtare (NOAA). Kjo është një rritje prej 3 ppm, e cila është e barabartë me rekordin e 3 ppm të vitit 2015.

Djegësi i plehrave në Elbasan dhe mashtrimi me tymin e bardhë

Nga Lavdosh Ferruni

Djegësi i Plehrave në Elbasan u inaugurua. Videoja promovuese u mbyll me një tym të bardhë nga oxhaku i shkurtër i tij, që dikujt të mund ti kujtonte tymin e bardhë kur zgjidhet Papa, por jo shumëkujt. Nga djegësit e plehrave nuk mund të pritet tym i bardhë, pasi ndotja nga djegia e plehrave është më e zezë se qymyri. Energjia prej djegies së mbetjeve më e ndotura ndër të gjithë të tjerat. Djegësit e plehrave are të mirënjohur si burimet më të mëdha të kimikateve më toksike të prodhuara nga njeriu të njohura në shkencë – dioksinat.

Gjermanët prodhojnë trenin e parë silencioz, nuk shkarkon gaze dhe funksionon me hidrogjen

Quhet Coradia iLint. Bëhet fjalë për një tren i cili nuk funksionon me karburant të zakonshëm por me hidrogjen. Shpikja më e re e Gjermanisë, është një tren që mund të udhëtojë me shpejtësi deri në 140 km/h, mund të transportojë 300 pasagjerë dhe i aftë të udhëtojë për 800 kilomëter me një mbushje hidrogjeni. Ky model ëhstë ndër të parët me këtë lloj teknologjie. Ajo që është më e rëndësishme është se mjeti në fjalë i transportit nuk emeton gazra në atmosferë por vetëm avull dhe ujë. Po ashtu, treni nuk shkakton as ndotje akustike.

Kimistët kthejnë aksidentalisht dioksidin e karbonit në karburant

Vitin e kaluar, afro 38.2 miliardë ton dioksid karboni u hodh në ajër nga djegia e lëndëve djegëse fosile si qymyri e nafta. Por shkencëtarët kanë ardhur me një ide të re për të konvertuar gazin në një produkt të dobishëm si etanol. Hulumtuesit e zbuluan këtë ide aksidentalisht, por nëse procesi mund të bëhet në rrugë industriale, do të ndihmojë në zvogëlimin e efekteve të ngrohjes globale. Shkencëtarët në Departamentin e Laboratorit Kombëtar zhvilluan një proces elektrokimik duke përdorur pjesë të vogla karboni dhe bakri për të kthyer dioksidin e karbonit në një gaz serë, etanol.

Klima, niveli i detit do të rritet edhe nëse ndalon efekti serrë

Edhe pse një ditë njeriu do të arrijë të zerojë emetimet e gazit kryesor me efekt serë, niveli i deteve do të vazhdojë të rritet për mijëra vite me radhë. Kjo është ajo që del nga një studim i “Mit” (Massachusetts Institute of Technology), i cili ka analizuar se përqendrimi në ajër, si i dioksidit të karbonit CO2, ashtu edhe ai i përbërësve të saj, do të vijojnë të mbeten vetëm për disa vjet apo dekada në atmosferë si metan, klorofluorokarbure ose idroflouorokarbure. Kërkimi është publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Ndryshimet klimatike - kërcënim serioz për sigurinë dhe mirëqenien e Shqipërisë

“Ndryshimet klimatike përbëjnë kërcënime serioze për sigurinë dhe mirëqenien e vendit dhe sektori ekonomik më i kërcënuar në vend është bujqësia”. Kështu u shpreh Ministri i Mjedisit Lefter Koka gjatë prezantimit të Komunikimit të Tretë Kombëtar në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike ( KKKBNK ). Ky proces që kërkoi 3 vite punë dhe përfshiu aktorë nga disa institucione kombëtare, ekspertë të çështjeve të lidhura me klimën, akademikë, organizata të shoqërisë civile etj.

Sa pemë nevojiten për të siguruar oksigjenin e mjaftueshëm për një njeri?

Do të surprizoheni jo pak, kur të zbuloni se për sa shumë pemë kemi nevojë për të mbajtur mushkëritë tona të mbushura me oksigjenin e shijshëm. Pemët çlirojnë oksigjen kur përdorin energjinë që marrin nga rrezet e diellit, për të prodhuar glukozë nga dioksidi i karbonit dhe uji. Ashtu si të gjitha bimët, pemët e përdorin gjithashtu oksigjenin kur ata shpërbëjnë sërish glukozën për çlirimin e energjisë për të garantuar metabolizmin e tyre. Mesatarisht gjatë një periudhe 24-orëshe, ato prodhojnë më shumë oksigjen se sa përdorin vetë; përndryshe prej tyre nuk do të kishim asnjë përfitim.

Skandali i shkarkimit të gazeve, tronditet edhe FIAT Chrysler

“Dieselgate” trondit FIAT Chrysler. FCA  (FIAT Chrysler Automobiles) është akuzuar nga SHBA për trukim të nxjerrjes së gazeve në 100 mijë makina. Menjëherë pas lajmit, kuotat e kompanisë në bursë kanë rënë me 16 për qind dhe ka marrë me vete edhe aksionet e kompanisë Exor (e familjes Agnelli), me 9.3 për qind. Duket se është një skandal i ngjashëm me atë që përfshiu Volkswagen më 2015. Sipas Agjencisë Ambientale Amerikane (EPA), grupi automobilistik “ka shkelur rregullat dhe u zbulua”.  

Zbulohet liqeni sa Meksika me karbon të shkrirë

Një liqen masiv karboni i shkrirë sa madhësia e Meksikës është zbuluar në Shtetet e Bashkuara dhe kjo mund të shkaktojë kaos tek klima nëse ‘çlirohet’. Shkencëtarët kanë hartuar një zonë të thellë të Tokës që mbulon rreth 1.8 milionë km katrorë, e cila është sa madhësia e Meksikës dhe mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme për mjedisin. Zbulimi ndryshon pikëpamjen e shkencëtarëve se toka përmban shumë më tepër karbon se sa besohej më parë. Shkencëtarët kanë përdorur një sërë sensorësh për të pikturuar një foto të “liqenit”.

ZVICËR – OKB: Rritje e ndjeshme e CO2 në atmosferë në 2015, shkaku kryesor i ngrohjes globale

Viti 2015 u shënua nga një rritje e ndjeshme e nivelit të dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferë, shkaktari kryesor i ngrohjes klimatike, sipas OMM-së (Organizata Botërore Metereologjike), një agjenci e OKB-së me seli në Gjenevë. “Për herë të parë, përqëndrimi i këtij elementi me efekt serrë ka tejkaluar gjatë gjithë harkut kohor të një viti pragun simbolik prej 400 ppm (pjesë për milion)”, sipas Organizatës Botërore Metereologjike.