diplo-talk

Diplo-Talk: Standardet mjedisore në planifikimin urban dhe menaxhimin e burimeve natyrore

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri zhvilloi gjatë paradites së sotme në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve bashkëbisedimin në nivel diplomatik të quajtur Diplo-Talk: Shqipëria Evropiane - Standardet mjedisore në planifikimin urban dhe menaxhimin e burimeve natyrore. Gjithashtu presidenca Holandeze e Këshillit të Bashkimit Evropian, në kuadër të rolit të saj për të krijuar dialog mes qytetarëve dhe qeverive brenda Evropës, angazhohet të sigurojë që masat në fusha të ndryshme politike të përforcojnë njëra-tjetrën, si dhe objektivat ekonomike dhe përdorimi i përgjegjshëm i burimeve natyrore të jenë të përfshira në një model të sigurt për rritjen e qëndrueshme në të ardhmen.