Dita Botërore e Meteorologjisë

23 marsi - Dita Botërore e Meteorologjisë

Dita Botërore e Meteorologjisë festohet në të gjithë botën më 23 Mars 2016 nga të gjitha vendet anëtare të “Organizatës Botërore të Meteorologjisë” (OBM/WMO) që përfshin 191 shtete, dhe ku çdo vit trajtohet një tematikë e caktuar. Kjo veprimtari ka nisur më 23 mars 1961. Origjina e saj nis me “Organizimin Ndërkombëtar të Meteorologjisë” me Kongresin e zhvilluar në Vjenë në vitin 1873. Zyrtarisht “Organizata Botërore e Meteorolgjisë” u themelua më 23 mars 1950 si pjesë e agjensive të “Kombeve të Bashkuara” dhe me qendër në Gjenevë të Zvicrës.